BallinaSportNapoli mposht Juven, Rrahmani shpëton Gattuson nga shkarkimi

Napoli mposht Juven, Rrahmani shpëton Gattuson nga shkarkimi

Ishte një ndeshjeve që do të vendoste fatin e trajnerit Gattuso ajo mes Napolit dhe Juventusit. Trajneri i napolitanëve kishte marrë një ultimatum nga shoqëria e klubit se nëse nuk do të fitonin t’i bënte gati valixhet.

Fati i ka buzëqeshur Gattuso-s, pasi Napoli ka arritur të mposhtë Juventusin. Me një fitore minimale Napoli ka thyer bardhezinjtë, duke arritur kështu të stopojë Juventusin pas disa rezultatesh pozitive. Goli i fitores u realizua nga Lorenzo Insigne në minutën e 31-të.

Amir Rrahmani u pengua në mënyrë të parregullt nga mbrojtësit e ekipit mik dhe kryesori akordi penallti pasi pa gjithçka në VAR. Kapiteni mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi përballë polakut Wojciech Szczesny.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Napolin në vend të katërt me 40 pikë. Një pozicion më sipër renditen kampionat në fuqi, të cilët numërojnë 42 pikë, 7 më pak se Milani kryesues. Përballja tjetër e luajtur në orën 15:00 mes Torinos dhe Genoas u mbyll në barazim pa gola.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular