BallinaKryesoreROMANI “ANJA” i shkrimtarit Gjeneral AHMET PRENÇIT “NJË RISI NË PROZËN E...

ROMANI “ANJA” i shkrimtarit Gjeneral AHMET PRENÇIT “NJË RISI NË PROZËN E SOTME SHQIPE”

Nga Hys Hasa

I nderuar Gjeneral AHMET PRENÇI!

Unë nuk të kam njohur më para, por më ka fol për përsonalitetin tuaj si oficer karjere në POLICINË E SHTETIT dhe si Jurist, miku im i nderuari Femi Doda.

Unë si patriot nga një fshat fqinjë me Vilën(time që na ndan Drini i zi) ju kam ndjekur në sukseset që keni arritur në karjerën tuaj ushtarake deri në gradën e lartë “GJENERAL” dhe me detyrën e drejtorit të përgjithshëm të plolicisë shtetit.Edhe pas vitit 2013 ju ndonese u liruat nga forcat e rendit,prapë kryet një detyrë të rëndësishme në vitet e qeverisjes Rilindjes,pra keni qenë dhe jeni një një kuadër i vlerësuar,ku edhe nga kjo detyrë ju u dorëhoqet sepse ?!!.Ju kam ndjekur edhe gjatë fushatës së vitit 2017 si kanditat për deputet në zonën e Kamzës,Bathores e Paskuqanit për alternativën e djathtë dhe që populli i kësaj zone ju besoi dhe ju votoi,pavarësisht se listat e partive politike figuratë si ju, i vendosin nga fundi në listë pasi mbrojnë me klane e njerzitë e preferuar të kryetarëve të partive.Unë di që ju keni botuar librin me poezi”Udhë në pasqyrë”dhe librin publiçistik “Vice Versa”,sigurisht që nuk i kam lexuar,kurse duke lexuar komentet dhe vlerësimet që kan bërë lexues e autor të ndryshëm doja që me çdo kusht ta kisha e lexoja ROMANIN tuaj të ri “ANJA”.

Para disa ditësh ma solli dhuratë mjeku i nderuar farmacist kuksian Z.Lad Elezi nga Tirana.E prisja me padurim. Sapo e mora fillova ta lexoj dhe duke kaluar nga faqia në faqe nuk doja të shkëputesha për asnjë momentë, sepse që në fillim më bëri për vehte.

Pasi e përfundova thashë me vehte, të jesh oficer akademik i rendit public (ju keni edhe fakultetin ekonomik e ata juridik)dmth oficer me 3 fakultete,ai pa dyshim që mund të jetë edhe historian ,por pse jo dhe poet e shkrimtar. Ju me këto 3 libra e keni afirmuar vehten se jeni një shkrimtar që po ngjiteni drejtë majave të larta.

Unë nuk e konsideroi vehten as poet as shkrimtar, por një dashamirës për vlerat pozitive të bashkfshatarëve, bashkrahinarëve e bashkëatdhetarëve të mi kam botuar deri tani 20 libra kryesisht monografiko- historikë ,por pasi e lexova romanin tuaj edhe unë dua të shpreh disa velërsime modeste për ketë veprës,që mendos se ka ardhur në kohën e duhur e që është një pasurim i botës letrare shqipe.

I dashur lexues!

Kuadri dibran i nderuari AHMET PRENÇI viteve të fundit është afirmuar edhe si një zë publik në betejën për një reformë reale të drejtësisë dhe për një luftë pa kompromis kundër krimit e korrupsionit. Ky profil, që ai ka ndërtuar vit pas viti dhe shkallë pas shkalle në karrierën e tij profesionale dhe administrative, ka gdhendur në mendjen e publikut figurën e një shtetari, larg përfytyrimit se pas këtij personaliteti mund të kemi edhe një talent letrar akoma më të vlefshëm.Tashmë Gjeneral Ahmet Prençi me këto libra që ka botuar deri tani, ai sot shifet qartë në rolin e tij dhe tregon se ai nuk ka qenë vetëm një kryepolic i suksesshëm në karjerë,por sot po e prezanton vehten dhe si poet e prozator i talentuar. Mënyra dhe Gjuha e të shkruarit është e thjeshtë, e qartë,e pastër,e freskët dhe e kuptueshme për çdo lexues.

-Romani “Anja”, është një prozë e realizuar bukur artistikisht dhe përbën një befasi për të gjithë ata, që do ta lexojnë. Me ketë libër tregon se letërsia ka qenë ëndrra dhe destinacioni i Ahmet Prençit, i cili gjatë gjithë këtyre viteve, që nga rinia e tij, e ka mbajtur atë “nën jastëk”, herë si libër leximi e herë si motiv frymëzimi, herë si fletore me poezi e herë si brengë, herë si yll udhërrefyes dhe herë si qëllim final të veprimtarisë së tij.

-Ky roman është një prozë bashkëkohore, që lexohet me një frymë dhe të mban “lidhur” deri në fjalinë e fundit. Kjo tregon shumë për aftësitë e një shkrimtari, i cili jo vetëm mban të “lidhur” lexuesin pas veprës së tij, por mbi të gjitha tregon se ai ka ditur ta “lidhë” mjeshtërisht vetë veprën, ta ndërtojë bukur ngrehinën e saj artistike.Libri “Anja” nuk është një stisje letrare e përkthyer,por një vepër letrare dinjitoze shqiptare, e shkruar jo vetëm me pasion e kulturë letrare, por edhe me kujdesin e një talenti që i kushton rëndësi çdo fjale e çdo vargu, me stilin e një poeti që di se ku dhe si ta qendisë artistikisht veprën e vet, duke përdorur ngjyrimet, metaforat, krahasimet dhe përshkrimet mahnitëse

-Mendoj se shkrimtari Ahmet Prençit ka një koncept filozofik të veçantë për vazhdimësinë e jetës, për familjen dje dhe sot,për shtetin e së drejtës, të shprehura aq qartë në romanin “Anja, e bëjnë këtë një vepër letrare që sjell risi në prozën e sotme shqipe.Zona dhe ambjenti në të cilin është rritur,edukuar,arsimuar e trazhguar, ai dinë që të sjell para lexuesit ligjërime të tilla si “Spërkatja e themeleve me gjak si një glorifikim i sakrificës njerëzore,apo kullat si parzmoret e gurta të fashtit përballë luftrave qindravjeçare”, na prezantojnë autorin Ahmet Prençi,që njeh mirë historinë dhe traditën e vendlindjes së tij Reçin dibran si pjesë e krenarisë malësore shqiptare.

-Në fashtin e huazuar me emrin Saukull me shumë mjeshtri dhe shumë edukacion për të sotmen e të ardhmen e traditës shqiptare,ai ka trajtuar Institucionin e Kullës,që nga ndërtimi i themeleve,oda e burrave si “shkolla të mençurisë për brezat,muhabeti që zhvilohej në to,tradita e zakoni për të respektuar mikun,pra ai Kullën dhe Odën e burrave autori nuk e sheh thjeshtë si vend strehimi e banimi, por si një institucion unik etno-kulturor,një grehinë shpirtërore dhe një tempull besimi e lirije,si vendi ku jepeshin mendime me rradhë, e me leje të burrit mençur e të moshuar në krahun e djathtë pranë oxhakut,aty ku merreshin vendime për interesat e fisit,katundit,aty ku trajtoheshin edhe probleme madhore që kan të bëjnë me mbrojtjen e krahinës,trevës e vatanit. Këto i gjejmë në përshkrimin e institucionit të “Odës” ku: “…nuk lejoheshin kurrësesi fjalët në vesh ose biseda të ngushta që nuk i dëgjonin të gjithë burrat e pranishëm në dhomë. Vendosja e miqëve sipas largësisë gjeografike,dorzimi armëve në besën e mikut, zotit të shtëpisë.Flitej me radhë dhe dëgjoheshin të gjithë…në odë nuk lejoheshin fjalët banale dhe ato që nxisnin keqkuptime ”.Imagjino sot çfarë shohim tek analistët apo politikanët tanë nëpër televizone ku ka ndërhyrje rrugaçërore që me vështërsi i drejtojnë moderatorët.

-Mendoj se është një gjetje mjaftë interesante e autorit, origjina e personazhit kryesor, nga fshati me emrin Saukull. Sigurisht që Antan Hila kishte lindur, ishte rritur e shkolluar në kryeqytet (si edhe jashtë vendit),por e paraqet se ishte i dhënë edhe pas origjinës. Vetëm një herë në moshën 20 vjeçare, ai kishte qenë në këtë fshat, nga “kishte mësuar sa rëndësi ka fjala e dhënë, sa domethënëse janë marrëdhëniet mes vëllezërve në familjen tradicionale. Kishte fiksuar mirë gjërat më të shenjta të të parëve tanë: fjalën e dhënë, nderin, besën, mikpritjen, mirënjohjen, besimin, punën, sakrificën, vetëpërmbajtjen, ekuilibrin, respektin etj”(faqe 38-49).

-Po ashtu, autori na e paraqet personazhin kryesor të romanit, si studjues të vëmendshëm të veprës së At Shtjefën Gjeçovit, i cili përmbledh të gjitha normat e sjelljes në Kanunin që mban emrin “Kanuni i Lek Dukagjinit”, ku janë të sistemuara një seri dokesh, ligjesh e rregullash të Veriut, që përcaktojnë mënyrën e funksionimit të jetës së shqiptarëve në qindra vjet. Ndërkohë, në kontrast me institucionin e kullës në Malësi, në romanin “Anja” gjejmë arkitekturën e shtëpive në Jug, shtëpi me çati, të tilla që rronin shumë dhe nuk i rrezikonin as rrebeshet e ujit të vjeshtës, as shiu e pesha e borës së dimrit, apo e rrasave të gurit.

-Në romanin Anja autori na paraqet një dashuri si një nekrologji të paramenduar.Si vizatues i ngjarjeve të romanit “ANJA” autori vendos disfatën e inxhinierit të talentuar Anton Hila në dashurinë për studenten e fizikës, vajzë e një aktori të famshëm, si dhe dy të rinjtë që e kishin përjetuar shumë keq diktatin prindëror të kësaj ndarjeje. Ndonëse Eli mbeti në mendjen e tij, ashtu e re, e bukur, bjondina dhe elegantja simpatike e shkollës, Antoni, kurrë më, pas saj, megjithë disa flirtime rastësore me femra, nuk mendoi të krijonte familje me ndonjërën prej tyre. Autori e profilizon Anton Hilën, si një enigmë njerëzore mes atij pejsazhi të magjishëm, apo si “një tip i mistershëm”, në rrjedhën e ngjarjeve në vitet që kalonin, e kur secili prej tyre (Ai dhe ish e dashura studente) udhëtonte me pasaportën e vet shpirtërore.Autori e paraqet Anton Hilën një djalë të kulturuar e bukurosh, aventurat e dashurisë me vajza të bukura ishin një pjesë romantike e jetës së tij, ku drama dhe melodija dramatike nuk kuptohen si gjini letrare, por si realitete pagjumësie të bukur…Për ta bërë sa më bindës këtë personazh autori fantazon deri skena për tentativë vetëvraseje pas dështimit me Elin, duke i nxjerrë përpara lokomotivës së trenit, lypësin, që pasi i jep dhjetëlekëshin, i rrëfen dramën e tij të dashurisë…, e megjithatë, ai e donte jetën.Kësisoj gjejmë në këtë roman portretizime e përshkrime brilante të ngjarjeve e rrethanave, të përjetimeve të dashurisë së dlirë, por dhe të përjetimeve dramatike, deri sa tek Anton Hila shfaqet bukuroshja Franceze – shqiptare “Anja” Steve,ku nëna ishte shqiptare dhe baba francez.Autori na sjelll mjeshtërisht në libër rrëfime ngjarjesh e episodesh prej më shumë se tri dekadash,realitetin e qytetit të Drinasit ku po ndërtohej një vepër e rëndësishme energjitike, drejtues teknik i së cilës ishte inxhineri Anton Hila,bashkë me peisazhin mahnitës të fshatit ku ai ka ndërtuar vilën e ku po kalonte vitet e fundit të jetës së tij.

– Autori Ahmet Prençi perifrazon se: “Ndonjëherë në jetë, një takim krejt i rastësishëm mund të shndrrohet në ngjarje të rëndësishme, në një pikë kthese të jetës tënde, e cila mund të ndryshojë gjithçka…”.Kështu ndodh edhe me personazhet e këtij romani.Anja që ka ardhur për pushime në qytetin e vendlindjes së nënës së saj “brenda vetes, me instiktet e një princeshe pa oborr mbretëror, ndjente shpalljen e një sfide për princin e panjohur”. Ndërsa Antoni,  vetmitar i deklaruar, trajtohet në roman si “Mbreti në rrjetë”.

-Nëse për Antonin, dështimi në dashurinë e parë kishte mbyllur shtigjet e një lidhje tjetër afatgjatë, tek “Anja,” dashuria me Mishelin, të cilit i kishte falur virgjërinë, i përkiste së kaluarës, që nuk duhej bërë pengesë për të ardhen…për Antonin, ajo erdhi krejt rastësisht si krijesë e magjishme e zbritur nga qielli, enkas për një vetmitar si ai…Pikërisht, ai që e kishte konsideruar martesën si burgun shpirtëror, që kishte krijuar me vullnetin e vet njerëzimi përmes normave, parimeve, moralit, institucioneve, feve deri dhe tek gjykatat…me Anjën “ra brenda”, si e thonë ai vetë. Autori fantazon bukur saqë sipas tij:”Çdo politikan i nivelit lartë botëror dhe çdo princ që i pëlqen femrat e bukura dhe inteligjente ku janë të gërshetuara fisnikëria ,bukurija,inteligjenca ,pasioni, sinqeriteti”,do bënte të pamundurën që ta siguronte një lidhje shpirtërore me të ,noshta edhe duke arritur deri aty sa të ndahet edhe nga familja e tij e parë”…Dhe s’kish si të ndodhte ndryshe, kur autori Prençi na paraqet në portretin e Anjës vajzën ku ishin bërë bashkë të gjitha tparet e një femra engjëllore.

-Autori na e paraqet Antonin,kur e shikon për herë të parë Anja,si një burrë të vetmuar,të veshur me shije,elegant e bukurosh,me flokët e prera shkurt e të ngjitura lartë,me pak onde e me pak thinja në zonën e tëmthave,që tregonin për një pjekuri moshe që reflektonte maturi. Ndërsa Anja kërkonte pak Paris në Drinas…, për Antonin, tashmë në mesin të moshës,ndërmarrja e një lidhje serioze dhe afatgjatë me një femër, duket si një ftesë për ecje alpine…. Kësisoj, Ahmet Prençi me romanin e tij na afron shumë pranë me personazhet. Ai i përgatit ato për një ngjarje të madhe dhe, sa më pranë saj janë ato, aq më i rreptë është sprovimi i tyre dhe më dramatik përcaktimi.

-Autori me shumë mjeshtëri e frymëzim romantik e përshkruan takimin e parë dhe të gjitha takimet e atyre ditëve të pakta me Anjën nga Antoni, i cili pati fatin e përjetimit magjik gjatë pesë ditëve në Drinas dhe në plazhin e qytetit bregdetar,ku i ishte shprehur vajzës franko-shqiptare se: “Ti je një krijesë e magjishme Anja! Të dërgoi zoti tek unë për të më thënë se unë jetoj, se mund të dashuroj përsëri. Ti më binde se jam në gjendje të dua përsëri…”, largimi i saj për në Francë, pa i thënë “lamtumirë”, do të ishte, siç e shtjellon më tej autori: “Një dashuri me ‘nekrologji’ të parashkruar”.Teksa syrin e brendshëm të mendjes e qarkullonte hera-herës në pyllin e kujtimeve, përfytyrimeve dhe vizioneve për të nesërmen, Anja ia kishte trazuar Antonit psikikën dhe prishur krejt ritmin e përditshmërisë…

-Autori Ahmet Prençi me shumë mjeshtri na përcjell mjaft bukur mesazhin e ripërtritjes së jetës nëpërmjet letrave të Anës,që vijnë në sintezë me dashurinë e saj të zjarrtë për Anton Hilën. Janë letra të shkruara duke përjetuar dashurinë e zjarrtë dhe përbetimin e saj për të rritur e vetme trashëgimtarin e ngjizur në Shqipëri, të pagëzuar me emrin Arbër.Pa patur pranë atë që e konsideronte “vetmitarin e përjetshëm”,që e dashuroi dhe e dashuronte marrëzisht.Dhe në këtu autori shtjellon mjeshtërisht filozofinë e tij se “Gjithë dramat e kanë në gjenezën e vet dashurinë e verbër”. Siç del në këtë roman befasues, “pa Anjën, inxhineri Anton Hila, ishte uji apo vepra e betontë…Për aq ditë sa ndenjën bashkë, ajo paskësh kaluar nëpër të, nëpër këtë turbinë njerëzore, si një lëng magjik jete, si një erë me oksigjen përtëritës”. Kështu, Ahmet Prençi, si një arkitekt i vërtetë ligjërimesh të këndshme, ndërthur dy linjat që të çojnë tek një roman shumë i arrirë dhe mjaft tërheqës për lexuesin. Nëpërmjet një procesi të gjatë krijues, ai dëshmon aftësinë për të treguar realitete të perceptuara dhe përjetime si realizim artistik në romanin “ANJA”.

Autori na jep edhe një mesazh tjetër që përcillet në romanin “Anja” ku spikat respekti për kohën dhe për jetën. Për këtë mjafton të shikojmë sërish autorin Prençi në rrëfimin e lumturisë pa kufi, që përjetuan dy personazhet kryesorë. “Anja gjykoi se vlerën e kohës e japin veprat dhe jo minutat. Me 5 ditë kohë të marrëdhënies me Antonin, ajo u mbush plot energji dhe pozitivitet, lumturi dhe kënaqësi…Epo, kot nuk paskan thënë, se çfarë sjell minuti nuk e sjell ora. Për herë të parë në Shqipëri ajo kishte provuar dashurinë rrufe, siç ndodh gati në çdo restorant të vendeve të zhvilluara , ku me shikimin e parë zgjedh partneren që të pëlqen, shijon një pije të shpejtë dhe mund të kryesh edhe dëshira të tjera që të japin forcë e krenari…….E pastaj, secili me vrap në punën e vet, pa ia mësuar as emrin njëri-tjetrit”. Në rrëfimin e këtyre ngjarjeve autori i trajton kohën dhe gjeografinë e dashurisë mes Anjës dhe Andonit.Ndërsa aktin e saj final, rritjen pa praninë e Antonit të djalit të tyre me emrin Arbër, autori e lidh aq bukur me faktin që “Në adoleshencën e saj, Anjës ia kishte zgjuar krenarinë për ‘gjeniun shqiptar’, një shkrimtar nga Shqipëria, Ismail Kadare…”.

Në një tjetër këndvështrim, autori Prençi na e paraqet heroin e veprës së tij, si intelektualin e virtytshëm që s’pajtohet me të keqen. Këtë e gjejmë në rastet kur “Antoni kritikonte pa rezerva nisma e qëndrime të të gjitha palëve, që sipas tij ishin populiste dhe jo efektive për shoqërinë….” Me një frazeologji interesante, në ekzaminimin përfekt që iu bën qeveritarëve të korruptuar e të inkriminuar, ai sjell krahasime me vende me demokraci të zhvilluar ku kurrësesi nuk mund të depërtojnë në instanca qeverisëse njerëz me të shkuar kriminale. Kjo sipas tij edhe për faktin se “Amerika që është shkolla më e përparuar e lirisë dhe njeriut të lirë, bën kujdes që, para se të zgjedhë Presidentin e vet, kontrollon dhe e bën publike çertifikatën shëndetësore të kandidatëve. Jo si në Shqipëri, që një i çmendur mund të bëhet kryeminisër, president, deputet etj…”.

– Realiteti shqiptar është përshkruar dhe prezantuar artistikisht, por duke na njohur me plagët dhe vragat që kanë lënë korrupsioni, lidhjet dhe influencat politike e nepotike në institucione e administratën e saj,që duhet të jenë të pavarura politikisht e mbi të gjitha në institucionet që duhet të garantojnë drejtësi, dhuna në familja, barazia gjinore, komunizimi dhe ndarja për së gjalli e njerëzve etj.

-Gjatë leximit të faqeve të romanit, më dukej herë pas here se unë jetoja për së gjalli me Anjën e Antonin. Më bëhej që ata ishin në një ambjent tjetër të banesës e po më prisnin rehatuar në kolltuqe me gotë uisky e lëngje të freskëta frutash për të vazhduar rrëfimin e radhës. Ndonëse së bashku ata jetuan një pasion të zjarrtë për shumë pak ditë, jetuan me zemrën peng te njëri-tjetri. Nuk do të kisha dashur një fund të trishtë për Antonin, por s’ paska qenë e thënë për të që të gëzonte dashuritë e mëdha të jetës së tij.

-Frika e tij që ndoshta s’do të mund të kishte trashëgimtarë dhe zgjedhja e tij për të qëndruar jashtë insitucionit të martesës, na qetësohen kur prezantohemi me Arbrin. Por, edhe zgjedhja e Anjës për t’i qëndruar besnike Antonit dhe për të mos u martuar në Parisin e madh dhe të lirë nga paragjykimet, dëshmojnë për genin e saj shqiptar të trashëguar të padeformuar nga vitet.

-Autori brilant Ahmet Prençi, pasi mbarova faqen e fundit të romanit (ndonëse nuk doja të ndahesha dhe të shkoja drejt fundit), gjykoj që i’a dole që “kandilin që mbaje në duar të mos e shuanin erërat dhe fortunat e përditshmërisë tënde”. Rrëfimin dhe besimin që të fali Antoni, na e përcolle mrekullisht nëpërmjet Aleksit gazetarit te “Meteor” (të goditura përzgjedhjet e emrave dhe personazhit të vetvetes).

-Shumë bukur në libër autori na paraqetë ripërtëritjen e jetës dhe rrëfimin e mrekullueshëm të shqetësimit që kishte prokuror Sandri, i cili ndonëse vuante mosngjizjen e një fëmije me bashkëshorten e tij, në adoleshencë kishte lënë shtatzënë bashkëshorten e operativit të sigurimit, e cila e kishte joshur atë në shtëpinë e saj, brenda krevatit bashkëshortor. Janë këto skena magjepsëse që e bëjnë mjaftë tërheqës romanin e Ahmet Prençit. Ketë autori na e nxjerr edhe në kur: “Jani që vrau Margaritën, por dhe shoku i tij prokuror Sandri, ishin vërbuar nga institikti i trashëgimit dhe i riërtëritjes gjenetike, që është misioni i çdo çifti dhe finalja e çdo ndërveprimi seksual në çiftë”

-Po në këtë optikë e trajon autori zhvillimin e ngjarjeve kriminale që ndodhin në vendin tonë, si dhe kënd vështrimin e tij për dinjitetin njerëzor, të shprehura këto mjaftë bukur në profilin e shokut të fëmijërisë, prokuror Sandrit, i cili nuk nguron t’i tregojë ligjin edhe ish-prokurorit të përgjithshëm (Alfons Gurrës), të akuzuar për lidhjen e tij me persona të inkrimunar, nga të cilët kishte përfituar shuma marramendëse.

-Ndërsa plagët e rënda sociale që përjeton shoqëria shtjellohen mjaftë artistikisht qoftë dhe vetëm në rrëfimin e Vasilikës, pas krimit makabër të Janit që vret bashkëshorten, grekun dhe vetveten. Autori i jep kështu koherencë veprës së tij letrare edhe në përshkrimin e marrëdhënieve me shërbyesen e tij, Vasilikën, në hotelin ku ishte vendosur në Drinas.Një grua kjo, që ndonëse i ishte përkushtuar familjes, që kishte shërbyer si veterinere e lartë, kishte përfunduar e braktisur nga djemtë, pas divorcit me të shoqin që e la atë për një vajzë të re.

-Autori e shumë mjeshtri trajon zhvillimin e ngjarjeve kriminale që ndodhin në vendin tonë, si dhe këndvështrimin e tij për dinjitetin njerëzor, të shprehura këto mjaftë bukur në profilin e shokut të fëmijërisë, prokuror Sandrit, i cili nuk nguron t’i tregojë ligjin edhe ish-prokurorit të përgjithshëm (Alfons Gurrës), të akuzuar për lidhjen e tij me persona të inkrimunar, nga të cilët kishte përfituar shuma marramendëse.Ndërsa plagët e rënda sociale që përjeton shoqëria shtjellohen mjaftë bukur nga ana artistike qoftë dhe vetëm në rrëfimin e Vasilikës, pas krimit makabër të Janit, që vret bashkëshorten, grekun dhe vetveten. Autori i jep kështu koherencë veprës së tij letrare edhe në përshkrimin e marrëdhënieve me shërbyesen e tij, Vasilikën, në hotelin ku ishte vendosur në Drinas. Një grua kjo, që ndonëse i ishte përkushtuar familjes, që kishte shërbyer si veterinere e lartë, kishte përfunduar e braktisur nga djemtë, pas divorcit me të shoqin që e la atë për një vajzë të re.Nëpërmjet Vasilikës ai rrëfen edhe rastin e bashkëshortëve Jani e Margarita në kërkimin e domosdoshëm të trashëgimtarit që s’po e realizonin edhe pas shumë vitesh martesë. Dhe kur Margarita, për të realizuar këtë ëndërr të Janit, tenton një skenë seksi të fshehtë me tregtarin grek, vjen edhe rasti fatal: krimi makabër që kryen Jani duke i vrarë ata të dy si dhe vetveten.

-Me një frazeologji interesante, në ekzaminimin përfekt që iu bën qeveritarëve të korruptuar e të inkriminuar, ai sjell krahasime me vende me demokraci të zhvilluar ku kurrësesi nuk mund të depërtojnë në instanca qeverisëse njerëz me të shkuar kriminale. Kjo sipas tij edhe për faktin se “Amerika që është shkalla më e përparuar e lirisë dhe njeriut të lirë, bën kujdes që, para se të zgjedhë Presidentin e vet, kontrollon dhe e bën publike çertifikatën shëndetësore të kandidatëve.Jo si në Shqipëri, që një i çmendur mund të bëhet kryeminisër, president, deputet etj…”.“ANJA” është ndoshta romani i parë ku autori Ahmet Prençi ngre në prozë akuzën ndaj Vatikanit, si dhe ndaj klerikëve të mëdhenj, për poshtrimin që i bëjnë femrës. Kanë peshë të rëndë pikëpytjet e tij: pse nuk doli njëherë tym nga Vatikani që të njoftojë zgjedhjen e një Pape femër?!…Apo, pse nuk pati një imam grua?!!!

-Autori, nëpërmjet fjalës artistike shpjegon se si, “matriarkati kishte vdekur shekuj më parë, ndaj fuqia e burrave shfaqej kudo: në politikë, fe, ushtri”.

Po pse feja?!,-shtron pyetjen autori. Pse ky poltron ku ulet Zoti dhe mirësia nuk i kishte dhënë femrës atë që meritonte. Pse kurrë në historinë e Vatikanit nuk u pa një grua përkrah klerikëve me uniformën e zezë? Pse Vatikani nuk kishte diku në listë një grua në krye?!..Ata peshkopë, ata njerëz me fytyra gipsi që vetëm dinë të shqiptojnë bukur fjalën “Amen”, kurrë nuk menduan se janë aq të barabartë sa murgeshat e shumta që kishin në krah… Dhe po aq tronditës konkluzioni i autorit se: “Jo vetëm kaq, por edhe shenjtërimin e Nënë Terezës, ata burra me rraso të zezë e bënë pas vdekjes, kur ajo meritonte të shpallej së pari shenjtore e mirësisë e paqes njerëzore…”……Edhe në botën myslimane, e njëjta gjë. Pse asnjëherë në botën islame, imam, nuk ka arritur të jetë një femër?!”. Në këtë mënyrë, si askush tjetër, autori Gjeneral Ahmet Prençi guxon ti konsiderojë teoritë fetare si “limonata” për mendjet e dobëta…

-Autori sjell mesazhin e madh se kush vlerëson dashurinë, vlerëson jetën dhe kush vuan për dashurinë, vuan për kuptimin e jetës! Antoni na thotë se është më mirë të kesh një vetmi për hir të dashurisë, sesa të shkelësh mbi dashurinë për hir të “martesës”. Prandaj romani “Anja” i Ahmet Prençit, nuk mbart vetëm një risi letrare, por edhe një mesazh të madh shoqëror mbi kuptimin e jetës dhe të dashurisë.

-Unë si konkluzion nxjerr se:”“ANJA”Romani i parë, i poetit e shkrimtarit dibran Gjeneral Ahmet Prenci , me tërhoqi si magnet, ku në çdo frazë, në çdo faqe, fjala e bukur shqipe rrjedh si ujë burimi e që befason me figuracionin artistik që ka përdorur me aq thjeshtësi, elegancë ,mençuri dhe aq natyrshëm.Nuk di të them,në ç’shkallë ka gërmuar fantazinë autori;por di të them se historia e treguar me aq mjeshtëri e vërtetësi artistike , po aq tokësore, vetiu të krijohet kënaqësia, që ky autor është një shkrimtar talent i ri drejt majave dhe i përmasave të medha që tashmë i është shtuar letrave Shqipe; ku Anja dhe Antoni, dashuria e tyre në aq pak kohë, i rri si kurorë Hyjnore Romanit .Një fund sa dramatik, po aq i lumtur dhe domethënës; ku trashëgimtari, si një syth bime lulzon tek Arbri duke treguar se jeta vazhdon….

-Unë dua më shumë sinqeritet ta falenderoi autorin dibran Gjenaral AHMET PRENÇIN,që në ketë periudhë izolimi, na dhuroi ketë vepër kaq të bukur dhe domethënëse edhe për gamën e gjerë të problemeve që trajton, në aktualitetin e hidhur, që po jetojmë edhe në Filadelfian e largët, e sidomos për problemet që përjeton sot shoqëria shqiptare.Unë rekomandoj që romanin “Anjen” duhet ta lexoj çdo shqiptar e sidomos krijuesit,sepse do krijoni bindjen se lexuat një libër të një autori të vlerësuar me përmasa të mëdha jo vetëm lokale e kombetare.

Të falenderoj për Anjën, që duhet të ketë sejcili ndër duar e ta ruajë me kujdes në bibliotekën personale.Është histori shqiptare,ku sejcili prej nesh mund të jetë aty i pranishëm.Që tani disa shokë ketu në Filadelfia kan rradhën për ta lexuar,i pari e ka tashë në dorën etij k/komisari i nderuar Lutfi Brami.

I nderuar z.Gjeneral Ahmeti,të falenderoj për mundësinë që më krijove që pjesë të bibliotekës time të kem romanin “Anja”ndonësembi 10000 milje largësi mes nesh!

Përgëzime mik!Suksese në krijime e botime të reja në të ardhmen.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular