BallinaOP ED“Bora e bardhë që tregoi faqjen e zezë së keqqeverisjes”

“Bora e bardhë që tregoi faqjen e zezë së keqqeverisjes”

Nga Ardit Gjinali

Bora nuk mbuloi dot mëkatet keqqeverisëse, e tilla zbardhi shumëçka, por nuk mbuloi dot zezonën e pisllëkut që dergjet në secilin segment të të quajturit shtet që nuk po lihet i lirë nga sejmenët që përbëjnë mozaikun e pushtetit; bora me bardhësinë e saj tregoi mungesën ulëritëse të veprimit institucional në mbështetje të qytetarëve…të tillët taksapagues që derdhin mundin e tyre në mbushjen e arkave të një shteti që zhgërryhet fasadave  bojë-dala dhe që fryn të tillën administratë që e ka humbur dita-ditës emërtimin shtetërore, njëjtë si shteti që ka humbur rrugën sepse është kapur tërësisht nga pushteti. Shtet-pushteti që kërcëllet dhëmbët ndaj qytetarit të pafajshëm; kujdestarët e maskës që gjobisin qytetarin halleshumë apo inspektorët politikë që lexojnë nenet pandemike dhe gjobisin secilin mikpritës të aktiviteteve politike opozitare; shtet-pushteti që ka gjetur të ashtuquajturën zgjidhje që përkon me ndalimin e gjithçkaje në momentin e shfaqjes së të parit problem…….mjetet e rënda ishin të privuarit nga fermani qeveritar i ndalesave të rradhës…..i njëjti ferman që mbylli përditshmërinë në muajin Mars të vitit të shkuar dhe të tjerët në rradhë që ngjyrosnin Shqipërinë, e tilla që është shndërruar në një zonë të kuqe ku të konsideruarit  tufa frymyese po lihet të përballet me fatin e saj.

Të kujtuarit e ngjarjeve të së shkuarës së afërt nuk është kurrë i tepërt…asfare i mërzitshëm në këto kohë të zymta për secilin të këtyre anëve…..shtet-pushteti nuk kishte qen  shpëtimi në kohën kur tërmeti lëkundi vendin, i tilli shtet- pushtet nuk kishte shumëçka nga mjetet e duhura që duheshin për të shpëtuar më shpejt ç’ka kishte mbetur nga tërmeti shkatërrimtar, i njëjti shtet-pushtet ofroi minimumin e ndihmës ekonomike për flukset e popullatës dhe bizneseve që u prekën nga efektet e mbylljes së nxituar dhe pa plan, ky shtet-pushtet i shakave pa kripë dhe i kriposur restoranteve të luksit nuk ka kripën që duhet për ta hedhur rrugëve;shtet-pushteti që nuk pastrohet dot nga shumëçka e ndotur gjatë viteve keqqeverisëse nuk ka të tillat borë-pastruese që do ta lehtësonin situatën; i njëjti shtet-pushtet i mungesave të mëdha nuk harron të derdhë  gazin lotsjellës ndaj qytetarit që proteston,  përdor  mjetet  e  rënda kur duhet të vihet në zbatim ndonjë projekt infrastrukturor i diskutueshëm si i tilli i Unazës në Tiranë,  darovit klientët  me paratë e buxhetit të shtetit,  kridhet në propagandën  zhurmëmadhe që dëshmon realitetin e gënjeshtërt që po jetojmë.

Bora me bardhësinë  e saj zbardhi të vërtetën dramatike të mungesës së shtetit, thjeshtësia dhe ftohtësia e frikshme e përcjelljes së secilës ngjarje që rrezikon dhe jetën e qytetarëve në periudhë pandemie; pamja e një mjeti të urgjencës që nuk lëvizte dot  ishte dëshmia e dhimbshme e rëndësisë së munguar për jetën; sirenat e së tillës urgjencë ishin alarmi për një Shqipëri që është në rrezik nga përgjegjësia e harruar dhe përgjegjshmëria e munguar; alarmi për një Shqipëri që duhet të kërkojë doemos ndryshimin përfundimtar….të tillin ndryshim të qasjes dhe sjelljes qeverisëse ndaj shtetit….koha që Shqipërisë ti kthehet shteti përmes një ndryshimi që do të vendosë normalitetin.

Bora zbardhi shumë, por gëzoi pak në këtë vend….e tilla nuk zbardhi dot errësirën që ka pllakosur vendin….e tilla borë gëzoi pak…pak  nga gjenerata e re , fëmijët e këtij vendi që ende nuk e kuptojnë dramaticitetin e përditshëm që përballen prindërit e tyre….le të jetë gëzimi i tyre për borën si një parathënie e një gëzimi për një të ardhme ku gjenerata e tyre do të gëzojë ditët më të mira dhe një shpresë të re që po lind sot për një Shqipëri  normale nesër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular