BallinaKryesorePROFIL/I riu energjik, zëri qytetar, opozitar i pakompromis, derë më derë për...

PROFIL/I riu energjik, zëri qytetar, opozitar i pakompromis, derë më derë për fitoren e PD

Nga Mina HYSA

Çdo ditë që kalon na çon drejt 25 prillit, një ditë e rëndësishme kjo për historinë politike dhe pluraliste shqiptare. Eshtë kjo një datë e cila do të vendoset që do të ketë në Shqipëri rotacion pushteti me votë të lirë, apo do të vazhdohet me regjimin monopartiak. Pavarësisht tentativës së rilindasve për të mbajtur pushtetin me çdo mënyrë e mjet, qytetarët shqiptarë, të gjithë opozitarët e pushtetit janë në një bllok, në terren, e po punojnë ditë e natë duke trokitur derë më derë që më 25 prill të votohet masivisht kundër Rilindjes dhe Shqipëria të ketë një tjetër qeveri e dal nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është ky një moment që nuk duhet mbajtur mëri nga asnjëri, duhet kapërcyer çdo pakënaqësi dhe kur ajo ndodh që të kaplon, vetëm e vetëm që Edi Rama të zbohet nga pushteti. Ai që e ndjen dhe dëshiron largimin nga pushteti të Edi Ramës e bën një gjë të tillë duke mos patur pritshmëri individuale.

Njëri prej tyre që ndodhet në terren duke bërë opozitë të pakompromis, siç ka ditur deri më tani ta bëjë, duke trokitur derë më derë është një emër opozitar i njohur për atë çfarë ka prodhuar këto 8 vite të opozitës së Partisë Demokratike. Eshtë parë shpesh në foltoren e selisë blu si një zë i fortë opozitar, madje ai ka pasur guximin të dal live dhe denoncojë mes parcelave kanabizimin e Shqipërisë.
Ndonëse i ri në moshë, ka ditur të spikas fal aftësive individuale dhe të justifikojë besimin e lidershipit të PD duke bërë një opozitë të fortë dhe pa iu dridhur syri. Madje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ishte një kandidat që në zonën që mbuloi pati rezultat të mirë elektoral.
Quhet, Ervin Salianji. Nje emër opozitar i njohur nga çdo qytetar pavarësisht bindjeve politike, i cili mundi të spikasë për aktivitetin politik, diti të ngjizë në strukturat e PD duke pasur mbështetjen dhe simpatinë e anëtarësisë në të gjitha degët. Në thelb të aktivitetit të tij ka qenë mbrojtja e të drejtave të njeriut, denoncimi i çdo padrejtësie ndaj qytetarëve nga foltorja e PD, ishte ky prioritet i tij, sikurse nuk ka nguruar të nxjerr edhe mjaft megaskandale të mazhorancës socialiste të cilat në fokus kanë patur mbrojtjen e interesit publik.


I lindur në Korçë,  sot është vetëm 33 vjeç, por prej vitesh, të paktën nga viti 2011 ka qenë një zë i fuqishëm në mbrojtjen e qytetarëve. Diplomuar për Drejtësi, në fokus të aktivitetit të Ervin Salianjit ka qenë mbrojtja e qytetarëve nga padrejtësitë. E nisi si avokat i qytetit në Bashkinë e Tiranës në vitin 2011 deri në vitin 2015 ku dha një kontribut të çmuar duke e kryer me dinjitet detyrën që mbajti.
Pas rënies së PD në opozitë, Ervin Salianji do të ishte një nga zërat e fuqishëm dhe guximtar ku nuk do të nguronte aspak të përballej me një pushtet që kishte lidhje të forta me krimin e organizuar.
Edhe nëse nuk theksohet ose pranohet opozitarizimi i tij i pakompromis, arkivat e lajmeve të kthejnë pas, janë fakte, denoncimet e forta të bëra në selinë blu nga Ervin Salianji dhe jo vetëm, por ai ka qenë shpeshherë ne terren nga veriu në jug, lindja në perëndim. Kujtojmë këtu denoncimin për kanabizimin e Shqipërisë, kur i riu politikan i PD, do të zbriste personalisht në parcelat e hashashit për të denoncuar me zë dhe figurë para qytetarëve shqiptarë faktin se parcelat me hashash ishin hapur! Me aktivitetin politik ka qenë një protagonist i padiskutueshëm në përballjen me një pushtet i cili është më i egri prej rënies së diktaturës. Ajo çfarë e dallonte Salianjin ishte të marrit e gjërave seriozisht dhe shkuarja deri në fund dhe këtë e konfirmoj dhe në bashkëpunimin që kam pasur me të në Departamentin e të Drejtave të Njeriut. Ervin Salianji ishte një derë dhe dritare e hapur për qytetarët të cilët në mungesë të shpresës apo pamundësisë së denoncimit të padrejtësive qoftë dhe në median e kapur, trokisnin tek opozita shqiptare. Si kordinator për çështjet ligjore në PD do të jepte ndihmën dhe kontributin e tij duke mos u kursyer aspak, ndaj dhe Lulzim Basha duke e vlerësuar një gjë të tillë emëron Ervin Salianjin si Drejtues Departamenti i të Drejtave të Njeriut detyrë që e ka mbajtur në vitet 2013-2015. Në këto dy vite të gjithë jemi dëshmitarë që ky departament ishte funksional. Në oborrin e PD dhe shkallëve të selisë blu shiheshin te shymte qytetarë që hynin e dilnin. Vinin për të takuar Ervin Salianjin dhe denoncuar padrejtësisë që iu bëheshin në jetën e përditshme, veçanërisht nga institucionet, zyrtarët e administratës që mbahen me taksat e tyre në punë. E kreu këtë detyrë mësë miri, ishte zëri qytetar në PD. Fakti që e justifikoi besimin e Lulzim Bashës Ervin Salianji do të merrte një tjetër detyrë ku sërish në fokus kishte mbrojtjen e interesit publik. Në një vend ku qeveria nuk pyet askënd, ku korrupsioni është galopant e konfirmuar dhe nga raportet ndërkombëtare dhe krimi kontrollon ekzekutivin duhej që denoncimet e opozitës të rriteshin. Ervin Salianji kishte treguar që nuk pajtohej me të keqen, që kishte rrezikuar të dilte dhe mes parcelave me kanabis mjaft që skandalet e kësaj qeverie të merreshin vesh nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët që deri diku kishin mbyllur sy dhe vesh!.


Në vijim të betejës opozitare Lulzim Basha do t’i besonte sërish Ervin Salijanit detyrën e  Sekretarit të Aksionit Qytetar në PD përgjatë viteve 2015-2017. Për Ervinin ishte e njëjta gjë, e njëjta rrugë, ajo e denoncimit të padrejtësive, krimit dhe korrupsionit. Ai e dinte që zhveshja lakuriq nga skandalet e Rilindjes ishte rruga e vetme që qytetarët shqiptarë të sensibilizoheshin. E bëri këtë mësë miri, por me përballje të egër. Fal guximit të tij për t’i dhënë zë një denoncimi që vinte nga Vlora, i vëllai i ish-ministrit të Brendshëm sot ndodhet prapa hekurave, rrezoi ministrin me te forte te qeverise Rama Fatmir Xhafaj i cili dha dorëheqjen si dhe doli zbuluar se si zinxhiri policor kontrollohej ose mësë paku sillej vërdallë nga një mashtrues. Sigurisht që kjo do të trazonte shumë ujra, e gjithë mazhoranca do t’i vihej në shpinë, por që Ervini nuk shqetësohet. Ai e di shumë mirë që është me të drejtën, ndaj ka kurajon të përballet me sfidat qoftë dhe kur i gjithë pushteti i kundërvihet. Karriera politike e Salianjit ka ardhur në ngjitje fal dhe përformancës së tij. I ka ngjitur shkallët një nga një, derisa në vitin 2017 kur Lulzim Basha do ta kandidonte për deputet në qarkun Korçës.
I formësuar si një politikan kombëtar, ai shkonte në vendlindje si një garanci dhe zë i fuqishëm i interesit qytetar. Do të merrte rezultatin më të mirë të mundshëm krahasuar me qarqet e tjera dhe kushtet në të cilat u mbajtën ato zgjedhje. Ndaj në vitin 2017, Ervin Salijani do të zgjidhet deputet nga qytetarët, detyrë që e mbajti së bashku me atë të Sekretarit të Grupit Parlamentar të PD deri në lënien e mandateve.
Në këto 8 vite Ervin Salijani do të ishte një i ri energjik duke prodhuar opozitë të pakompromisë me të keqen. Ka dhënë një kontribut të çmuar në protestat opozitare, por përgjatë këtyre viteve ka mundur të spikas dhe në debatet publike në media. Ai shquhet si një polemist i mirë në media dhe në përballje me kundështarët. Ka qenë dhe është jo thjesht një denoncues i aferave të Rilindjes, por edhe një mbrojtës dhe shpjegues i mirë i programit dhe alternativave të PD.
Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 25 prilli dhe pritshmëria qytetare ishte që të caktohej drejtues politik i qarkut Korçë, kjo nuk e ka penguar apo dekurajuar aspak Ervin Salijanin që të punojë me të njëjtin ritëm si më parë, madje edhe më shumë. Tek e kontakton, ai të thotë se ndodhet në Korçë. Eshtë në terren, është në kontaktet me të gjithë, me të vetmin qëllim; fitoren e Partisë Demokratike.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular