BallinaTe tjeraFOTO/Njihuni me vajzën shqiptare të çmendur pas shpejtësisë dhe makinave: Kam ecur...

FOTO/Njihuni me vajzën shqiptare të çmendur pas shpejtësisë dhe makinave: Kam ecur me 260 km/h

Pasioni për makinat dhe shpejtësinë zakonisht është një sport mashkullor. Por një grup vajzash janë bërë bashkë dhe veç të tjerash, ato i bashkojnë pikërisht automjetet, motorët dhe shpejtësia e madhe në përgjithësi.

Andia Pirja është bashkëkrijuesja e komunitetit të vajzave të pasionuara pas shpejtësisë së makinave, Shota.al dhe ashtu si vajzat e tjera ajo thotë se e ka të trashëguar këtë pasion.

Ajo ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku zbuloi më shumë detaje rreth pasionit të saj për makinat, por dhe për paragjykimet me të cilat përballen shpesh këto vajza.

Njihuni me vajzën shqiptare të çmendur pas

“Është pasion i trashëguar nga babi, xhaxhi dhe gjyshi. Unë vetë kam pasion makinat, por nuk shpëtova dot nga motorët, sepse kam të dashurin motorist.

Në karantinë mendova pse të mos kemi një grup tonin, ashtu siç janë djemtë. Kjo ishte ideja dhe menduam hajde ta nisim njëherë.

Ne po thyejmë një tabu në Shqipëri, sepse thuhet shpesh që timoni është për meshkujt  dhe jo për femrat.

Unë jam prej vitesh në timon dhe në rrugë dhe të them të drejtën e kam hasur përditë menefregizmin e meshkujve ndaj femrave kur je në timon”, theksoi ajo.

E pyetur cila është shpejtësia më e madhe që ka arritur, Andia tha: “Kam qenë jashtë Shqipërie. Babi ishte në vend të parë, mami mbrapa. Po testoja limitin e makinës deri në 260. E pashë mamin nga pasqyra dhe nuk e zgjata. Isha në autostradë. Unë mundohem ta ruaj veten në qytet sepse dihet sado që kemi adrenalinën e momentit, duhet të jemi të kujdesshëm por duke mos pasur pistë në Shqipëri, kur e shohim rrugën bosh, edhe e tejkalojmë pak”.

Njihuni me vajzën shqiptare të çmendur pas

Njihuni me vajzën shqiptare të çmendur pas

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular