BallinaKryesoreGjurmët e gishtërinjve 'dalin nga moda', së shpejti mund të identifikoheni nga...

Gjurmët e gishtërinjve ‘dalin nga moda’, së shpejti mund të identifikoheni nga venat

Identifikimi i dikujt nga shenjat e gishtërinjve apo teknologjia e njohjes së fytyrës, ka disa të meta sepse të dhënat mund të manipulohen lehtësisht. Kështu deklarojnë studiuesit nga Universiteti New South Wales në Australi.

Megjithatë tani mund të identifikoheni nga venat e duarve, metodë që duket më e vështirë për tu manipuluar.

“Modelet e venave qëndrojnë nën lëkurë, kështu që nuk lënë asnjë gjurmë, ndryshe nga gjurmët e gishtërinjve. Ato nuk janë të disponueshme në mediat sociale ndryshe nga teknologjia e njohjes së fytyrës dhe nuk mund të merren fshehurazi”, thotë Syed Shah studiues i Shkencave dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e New South Wales.

“Prandaj, ne besojmë se një qasje e bazuar në vena do të jetë shumë më e vështirë të manipulohet.”, shton ai.

Duke përdorur një aparat të posaçëm fotografik, studiuesit morën rreth 17,500 imazhe nga 35 persona, dhe vendosën modelet e venave të dorës. Duke përdorur inteligjencën artificiale, studiuesit nxorën “tipare” nga këto modele.

“Kërkesa për të bërë një grusht për nxjerrjen e venave e bën të vështirë për një kundërshtar të marrë modele të venave në mënyrë të fshehtë”, shpjegoi Shah.

Shah i tha CNN se ideja e përdorimit të venave për të identifikuar njerëzit nuk është e re por kërkon teknologji të specializuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular