BallinaAktualitetShqiptarët u jepnin urdhra ushtarëve grekë/Çështja mbërrin në Parlament. Ministri i Mbrojtjes...

Shqiptarët u jepnin urdhra ushtarëve grekë/Çështja mbërrin në Parlament. Ministri i Mbrojtjes paralajmëron…

Pas videos së transmetuar në janar ku dy ushtarë grekë me origjinë shqiptare urdhërojnë ushtarët e tjerë grekë, çështja ka shkuar në Parlamentin vendas

Kreu i Partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos, i është drejtuar me një kërkesë ministri të Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopoulos, i cili ka theksuar se do të merren masa disiplinore.

“Dy ushtarët në detyrë ishin drejtpërdrejt përgjegjës (për incidentin). Ndaj tyre do të merren ndëshkimet e duhura disiplinore”- shkruan ministri midis të tjerash.

Më 25 janar të këtij viti, Velopoulos iu drejtua me kërkesë me temë “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë”.

Velopoulos iu referua botimeve në internet të 15 Janarit 2021, në lidhje me një video që u publikua në mediat sociale me titullin, e cila mobilizoi oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Videoja tregon dy të rinj, të cilët flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe në kamera. Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grekë të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim. Mediat greke e cilësuan si skandal rastin. Në Greqi, janë mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular