BallinaPolitikeMark Marku: Ka mllef të jashtëzakonshëm. Po shikojmë listat, kanë ikur 25...

Mark Marku: Ka mllef të jashtëzakonshëm. Po shikojmë listat, kanë ikur 25 % e popullsisë

Në A-Show me gazetarin Adi Krasta në Syri Tv, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Mark Marku, ka komentuar fillimisht fushatën zgjedhore në zonën e tij ku ka parë një varfëri ekstreme dhe një nevojë për ndryshim të shpejtë të gjendjes.

‘Gjendja e njerëzve në terrem është shumë e rëndë. Nuk është thjesht për të folur për politikë.

Qytetarët janë shumë të rrënuar. Po shikojmë listat, kanë ikur 25 përqind e popullsisë.

Është një lloj depresioni total.

Gjë që në vitin 2009 nuk e kam ndeshur.

Në vitin 2009 kishte një entuziazëm.

Kishte probleme natyralisht. Kishte pakënaqësi sigurisht, njerëzit kishin probleme. Por sot ka depression….

Këtu është krijuar një elitë politike, kulturore madje edhe mediatike, që nuk dalin nga Unaza.

Nuk e kuptojnë realitetin. Po të dilnin pak nga Unaza ose do kalonin në depresioni, ose nuk kanë ndjeshmëri.

Shikojë që ka një mllef të jashtëzakonshëm te njerëzit.

Shqiptarët janë krenarë dhe ata se tregojnë plotësisht gjendjen ku janë.

Ata që nuk duan ti kuptojnë, e kuptojnë këtë gjë si nënshtrim.

Një shtet serioz, një qeveri serioze, nuk tenton të rrisë përkrahjen sociale, por punësimin.

Por ka arritur puna aty njerëzit pyesin a do rritet përkrahja sociale.

Probleme me qeverisjen ka pasur çdo kohë, por problemet janë akumuluar.

Ne nuk kemi shanse të mos afrojmë një fushatë të mirë, të fitojmë dhe të kalojmë në zgjidhjen e mirë të problemeve.

Po nuk u ndryshua do shkojmë shumë keq si vend.

Jemi në pikun e fundit, dhe situata është kritike, realisht.

Duhet një vetëdije që ti që merr përsipër një program poltik, nuk duron me kurrizi i shqiptarëve asnjë ditë të vetme me këtë qeveri.

Po nuk qeverisëm mirë, po le të ikim për 6 muaj. Le të bëhen disa qeveri për disa vite’.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular