BallinaPolitikeKëlliçi nga Ndroqi: Më të keqtrajtuarit nga ‘Rilindja’ janë socialistët! Më 25...

Këlliçi nga Ndroqi: Më të keqtrajtuarit nga ‘Rilindja’ janë socialistët! Më 25 prill kundër sektit të zanave

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar takimin e radhës me Grupseksionet 1 & 2 në Ndroq, nga ku falenderoi banorë që shohin tek PD dhe programi i saj, rrugëdaljen nga hiçi 8-vjeçar i të ashtëquajturës “Rilindje”.

‘Më të keqtrajtuarit nga “Rilindja” janë vetë socialistët. Janë përdorur për llogari të një grupimi 99-çash që s’kanë asnjë lidhje me socialistët. Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka dhe Endri Fuga, janë një dorë e bërë grusht që vjedh Shqipërinë në emër të socialistëve’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Bashkë me ekipet tona të Grupseksioneve 1 & 2 në Ndroq, zhvilluam një takim për të diskutuar problemet e komunitetit dhe ecurinë e organizimit të fushatës zgjedhore. I falenderoj të gjithë ata banorë që shohin tek PD dhe programi i saj, rrugëdaljen nga hiçi 8-vjeçar i të ashtëquajturës “Rilindje”.

Më të keqtrajtuarit nga “Rilindja” janë vetë socialistët. Janë përdorur për llogari të një grupimi 99-çash që s’kanë asnjë lidhje me socialistët. Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka dhe Endri Fuga, janë një dorë e bërë grusht që vjedh Shqipërinë në emër të socialistëve.

PD do të fitojë më 25 prill kundër sektit të zanave! Ne do t’i japim fund tranzicionit!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular