BallinaKronike'Luftë' në Prishtinë/Përplasje me armë mes disa personave, qëllon edhe policia, një...

‘Luftë’ në Prishtinë/Përplasje me armë mes disa personave, qëllon edhe policia, një kalimtare mes të plagosurve

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë pas një konflikti mes disa personave.

Sipas mediave kosovare, raportohet për dy të plagosur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në “rrugën B” në Prishtinë. Sipas Policisë, njëri prej të plagosurve është një kalimtare e rastit, e cila ka marrë plagë në këmbë.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në ‘rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila per momentin gjendet në emergjencë”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular