BallinaAktualitetMjeku i bindur: Mutacioni britanik i COVID ndodhet mes nesh, i kam...

Mjeku i bindur: Mutacioni britanik i COVID ndodhet mes nesh, i kam parë vetë njerëzit me simptoma në Rinas

Mjeku Ardian Jorgji është i bindur se varianti britanik i COVID ka mbërritur edhe në Shqipëri. Mjeku u shpreh në OPEN se ka parë vetë në Rinas persona me simptoma të këtij mutacioni dhe është e pamundur që të mos ketë ardhur në vendin tonë.

“Nëse flasim për mutacion anglez u konstatua se në fund të shtatorit, por unë kam parë plot të ardhur nga Anglia, kam vizituar edhe vetë, madje kam parë me shenja që kur zbritën nga Rinasi. Është virus që përhapet nëpërmjet ajrit. Mendoni se me anë të ajrit nuk ka arritur? Përhapet përmes ajrit, kaq e thjeshtë është dhe për kaq muaj është zbuluar në fund të shtatorit, si thoni mund të mos vijë deri këtu”, tha Jorgji.

Mjeku tregoi edhe disa nga simptomat e përgjithshme të një infeksioni normal të COVID.

“Shenjat e përgjithshme të çdo infeksioni normal janë dhimbje koke, dobësi trupore, të vjella, diarre, dhimbje trupi. Një pjesë e madhe e këtyre e shenjave karakterizohen edhe nga një e ftohur e thjeshtë. Për sa i përket mutacionit, komuniteti shkencor bie dakord që sa i përket agresivitetit të shenjave nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Agresiviteti përqendrohet tek infektimet e lehta dhe përhapja.”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular