Koronavirusi vijon të shpërndahet frikshëm në të gjithë botën, ndërsa variantet e reja të COVID janë identifikuar edhe në SHBA.
Ndërkohë, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka bërë një parashikim të frikshëm, për sa i përket viktimave nga Covid.
Projektohet se do të ketë 530,000 deri 559,000 vdekje nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, deri më 13 mars.
Në një botim që mban datën 6 Shkurt, është parashikuar se deri më 6 mars do të ketë 540,000 vdekje nga koronavirusi, ndërsa në botimin e radhës parashikimi është shtuar me një javë dhe numri i viktimave mendohet se do arrijë deri në 559 mijë.