BallinaKryesorePROFIL/Një antikomunist, energjik, me shkollim ekselent dhe i ri premtues, drejtues politik...

PROFIL/Një antikomunist, energjik, me shkollim ekselent dhe i ri premtues, drejtues politik i PD

Shqipëria më 25 prill do të ketë zgjedhjet parlamentare. Qytetarët shqiptarë do të shkojnë para kutisë së votimit për të vendosur për fatin e tyre në 4 vitet e ardhshme. Zgjedhjet për qytetarët janë dy; vazhdimi me regjimin monopartiak ose rotacion politik. Alternativa nuk mungon. Lulzim Basha si kryeministër i ardhshëm dhe PD si forcë politike në pushtet, çdo ditë po prezantojnë para shqiptarëve një program ekonomik ambicioz, por dhe një ekip me ekspertët më të mirë në qeverisje si dhe Parlament.
Në programin e PD gjejnë vend të gjitha shtresat e shoqërisë, por veçmas lideri Basha është kujdesur që rinia, të projektojë dhe të ketë një vëmendje maksimale në qeverisjen e nesërme prej tij si kryeministër. Të rinjtë janë shumë të angazhuar në strukturat e PD, po trokasin në çdo derë shqiptari për të mbledhur problematikat që kanë qytetarët me qëllimin që të reflektohen në programin dhe objektivat e zgjidhjes pas fitores më 25 prill. Njëri prej të rinjve që ka spikatur në PD, është edhe kryetari i FRPD, i cili është caktuar nga Lulzim Basha si drejtues politik në Tiranë në 4 degë të Partisë Demokratike (nr.6, nr.13, nr.15, nr.16) që përfshijnë; Astirin, Unaza e Re, Yzberishtin, Kasharin, Kombinatin, Pezën dhe Vaqarrin, Ndroq, Mëzez, Yrshek.


Quhet Belind Këlliçi, ka një prejardhje familjare me taban të djathtë pasi rrjedh nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Eshtë “gatuar” që në “kuzhinën” e familjes për të qenë i djathtë, ka spikatur që në fëmijërinë e tij si një nxënës i talentuar, por të qenit drejtues ose të marrit përgjegjësi e ka provuar që në adoleshencë. Gjatë shkollës së mesme, Belindi ka qenë President i qeverisë studentore të Institutit Harry Fultz një përgjegjësi jo e vogël, për moshën dhe përkushtimin që kërkohej në shërbim të bashkëmoshatarëve. Eshtë shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është diplomuar për shkenca menaxhimi, me vlerësimin “Summa Cum Laude” dhe në përfundim të studimeve është shpallur “Studenti me mesataren më të lartë në diplomim”. Për shkak të rezultateve të larta akademike në SHBA, Belindi prej vitit 2008 është anëtar i “Sigma Beta Delta”, International Honors Society in Business, Management and Administration. Në Shqipëri ka qenë kampion Kombëtar tenisi për moshat deri 18 vjeç, duke përfaqësuar Shqipërinë në disa turne në Europë, ndërsa në SHBA ka përfaqësuar universitetin e tij në këtë sport, në Divizionin e parë per universitetet, MEAC (Mid Eastern Athletic Conference).
Pas studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zgjedhur të vij të kontribojë në Shqipëri dhe angazhuar maksimalisht për t’i shërbyer Partisë Demokratike.
Sot është një emër me peshë në PD dhe i njohur për opinionin publik, por duhet theksuar se për të ardhur deri këtu i është dashur të ngjisë shkallët një nga një. I qartë që në fëmijëri për angazhimin politik se në cilën forcë politike do të jepte nga vetja më të mirën, me prejardhje nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, Belind Këlliçi karrierën e ka nisur shumë herët duke u aktivizuar, si anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, anëtar i thjeshtë i PD-së dhe më pas, duke u zgjedhur anëtar i kryesisë së grupseksionit, i kryesisë së Degës 10 në Tiranë si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
Për historinë politike familjare, por dhe personale, aktivizimi pro Partisë Demokratike dhe aftësitë profesionale të shfaqura ishin kriteret që në tetor të vitit 2014, Lulzim Basha do ta emëronte Koordinator Kombëtar, ndërsa një muaj më vonë në nëntor të 2014 Belindi do të zgjidhej nga Këshilli Kombëtar i PD si Drejtor i Departamentit të ish të Përndjekurve dhe Pronarëve, duke mbajtur rrjedhimisht dhe pozicionin e anëtarit të kryesisë në Partinë Demokratike. Prej 2015, Belind Këlliçi është zgjedhur si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike.

Në Dhjetor 2015, Belind Këlliçi zgjidhet Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në një proces “një anëtar, një votë”, proces unik për forumet rinore politike në Shqipëri, ku u zhvilluan 20 debate kombëtare mes kandidatëve dhe ku votuan më shumë se 10.000 anëtarë të FRPD. Menjëherë pas zgjedhjes në krye të FRPD, Belindi nisi nga puna duke mundësuar ristrukturimin e plotë të kësaj organizate, duke zhvilluar zgjedhje me parimin “një anëtar, një votë” në të gjitha degët e PD në Shqipëri, zgjedhje për Këshillin Kombëtar si dhe Kryesinë qendrore të FRPD. Zgjedhja në këtë detyrë shumë të rëndësishme do ta obligonte Këlliçin që të ishte sa më aktiv në raport me të rinjtë. Fal përkushtimit të tij, prej vitit 2016, anëtarët e FRPD janë trajnuar në qindra aktivitete e trajnime me tema: “Shteti i së drejtës”, “Ideologjia e djathtë”, “Guerrila marketing”, “Historia, themelimi dhe evolimi i PD dhe FRPD që prej themelimit”, “Komunikimi publik”, etj.
Për ta mundësuar këtë, Belindi arriti të siguronte një mbështetje të vazhdueshme nga Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung (KAS), fondacioni gjerman i partisë CDU. Nëpërmjet një bashkëpunimi të vazhdueshëm, Belindi dhe Fondacioni KAS arritën t’a kthejnë Akademinë Politike në një eveniment tradicional dhe vjetor të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Duhet theksuar fakti që gjatë periudhës së Partisë Demokratike në opozitë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike me Belind Këlliçin në krye, kanë qëndruar në gatishmëri të çdo proteste dhe aksioni politik, duke e përfshirë rininë shqiptare në çështje vendimtare dhe shumë të rëndësishme për opozitën dhe vendin në përgjithësi.

Arriti t’a anëtarësonte Forumin Rinor të Partisë Demokratike në EDS me të drejta të plota (Studentët Demokratë të Europës), forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane.
Me caktimin e Belind Këlliçit si drejtues politik në Tiranë, madje duke i caktuar më shumë zona ku janë të shtrirë degë të partisë, Lulzim Basha ka kthyer rrënjë të së djathtës në PD. Ai beson tek rinia dhe jo më kot është angazhuar që të bëj çmos si kryeministër që ky vend mos të braktiset nga  e ardhmja.
Çdo ditë në cdo qytet dhe fshat të Shqipërisë janë të rinjtë e FRPD që po trokasin derë me derë për të mbajtur shënim cdo problematikë qytetare me qëllim që t’i përcillen për njohje sot dhe nesër për zgjidhje kryeministrit të pas 25 prillit Lulzim Bashës.


Që ditën e daljes së emrit si drejtues politik, entuziazmi në struktura ishte i dukshëm. Belindi nuk vonoi dhe menjëherë nisi punën në terren. I ka të shpeshta takimet çdo ditë, ka durimin të dëgjojë çdonjërin dhe vullnetin e hekurt që nesër në Parlamentin e pas 25 prillit pasi të ketë mbajtur shënim hallet qytetare në të cilat i ka zhytur Rilindja, të trokasë në dyert e kryeministrit Basha për të kërkuar zgjidhjen e tyre. Suksesi i takimeve ende pa nisur zyrtarisht fushata duket se e ka xhelozuar edhe mazhorancën dhe mediat e majta të cilat i paraprinë dhe gjobës së sotme. Këto makinacione as e tutin, Belind Këlliçin në vendosmërinë për të punuar ngushtësisht me të gjitha strukturat e degëve, çdo anëtar të PD e çdo qytetar që të sjell fitoren më historike që PD ka patur ndonjëherë në këto zona.

Belindi nuk po punon vetëm në zonat ku Lulzim Basha e ka caktuar si drejtues politik, por në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, së bashku me strukturën e FRPD po jep maksimumin për triumfin e pritshëm, për fitoren më të madhe në këto 30 vite që pret Partia Demokratike.
Energjitë e një të riu si Belindi duhen mbështetur në terren jo vetëm nga struktura e partisë dhe rinisë sikurse po ndodh, por edhe nga qytetarët të cilët e kanë një derë të hapur tek e cila duhet të trokasin nesër për ti kërkuar llogari. E nëse kjo përkrahje ndodh sot për Belindin, nesër ai ka detyrim llogaridhënien ndaj qytetarëve. Mbështesni Belindin sot, votoni PD që nesër atë ta vini në provë! Mina Hysa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular