BallinaKronikeFOTO/Kush janë 2 vrasësit me pagesë që dyshohet se ekzekutuan Shkëlzen Kastratin,...

FOTO/Kush janë 2 vrasësit me pagesë që dyshohet se ekzekutuan Shkëlzen Kastratin, janë larguar drejt…

Policia njoftoi sot se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 persona, si të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.

Ndërkohë, “Report Tv” ka siguruar fotot e 2 nga 4 të kërkuarve. Në foton e publikuar janë Elmir Tufa dhe Albert Zaja, vrasës me pagesë, të cilët dyshohet se kanë ikur drejt vendeve të BE-së.

Në kërkim janë shpallur Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe Elson Xheçuka 27 vjeç banues në Kamzë dhe Silvio “alias” Roland Cara 39 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se ka sekuestruar si prova edhe dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Për të katërt këta persona Gjykata e Fierit ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për  veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre personave. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar, thotë Policia.

FOTO/ Kush janë 2 vrasësit me pagesë që dyshohet se

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular