BallinaKryesoreFOTO+VIDEO/1500 arka me mollë Korçë po i kalben, Ervin Salianji-fermerit: Ndryshimi do...

FOTO+VIDEO/1500 arka me mollë Korçë po i kalben, Ervin Salianji-fermerit: Ndryshimi do të vijë pas 25 prillit!

1500 arka me mollë Korçe, vjelë që në tetor, po i kalben në depo. Askush nuk vjen t’ia marrë, as me 200 lekë të vjetra kilogramin. Ervin Salianji, ish-deputeti i PD hyri bashkë me pemëtarin korçar Liri Kadaillari në depon e tij në fshat ku mollët kishin zënë të nxiheshin dhe i tregoi se edhe ndonjë klient që vinte me rrallë, nuk i blinte as me 200 lekë.

Salianji e ka paraqitur këtë panoramë në Fb me një mesazh për të gjithë fermerët, blegtorët e pemëtarët në Shqipëri, që vuajnë në mjerim prej braktisjes nga shteti.

“Punojnë gjithë vitin dhe në fund mundin e hedhin në kanal. Ajo që në çdo vend do të dukej çmenduri, për fermerët e Korçës është kthyer në një ritual të dhimbshëm që përsëritet çdo vit.

Njerëz të thjeshtë dhe punëtorë shohin se si pasuria e tyre e vetme humb vlerën për shkak se nuk kanë në krah qeverinë por e kanë përballë! Ndryshimi do të vijë pas 25 prillit! Kjo betejë nuk është për karrige por për modele qeverisjeje! Duke mbështetur alternativën e PD fiton fermeri, fiton Shqipëria”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular