BallinaAktualitet'Hajde sot, hajde nesër', Kadastra sorollat qytetarin 7 muaj për t’i dhënë...

‘Hajde sot, hajde nesër’, Kadastra sorollat qytetarin 7 muaj për t’i dhënë kartelën e pasurisë

Nexhmi Çapo ankohet në Fiks Fare pasi prej 7 muajsh ka kërkuar pranë AKSH Pogradec kartelën e pasurisë dhe kjo e fundit e sorollat duke mos i kthyer përgjigje.

Z. Çapo kërkon të ndajë pasurinë mes trashëgimtarëve dhe ka bërë një kërkesë pranë AKSH Pogradec, kërkesë që ende pas 7 muajsh nuk ka marrë përgjigje.

Familja Çapo do të regjistrojë një tokë që ka në fshatin Buçimas, pronë për të cilën ai thotë se ka çertifikatë pronësie, por nuk po bëjnë dot ndarjen se Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk i jep kartëlën e pasurisë. “Sa herë që shkoj dhe interesohem më thonë hajde sot e hajde nesër, kam 7 muaj që sorollatem” shprehet z. Nexhmi.

Në këto kushte Fiks Fare interesohet në Kadastër se ku ka ngel pezull problemi i qytetarit. Drejtori Gentian Mahmutaj shprehet se përgjigja është vonuar për shkak të fluksit të madh të punës.

Gjithashtu ai justifikon institucionin që drejton se ka dhe një vendim gjykate për kalim rruge në pronësi, por jo pronësi të një fqinji të z.Nexhmi. Gjykata ka vendosur që bashkëfshatari të përdorë pronën e Nexhmiut si rruge kalimi, me qira 250 lekë në vit.

Vendim që nuk ka marrë formën e prerë. Më pas ai pohon për Fiksin se kartela e pronësisë i është dhënë avokatit të kërkuesit.

I kontaktuar në telefon avokati i z. Nexhmi pohon se i Kadastra i ka kthyer një përgjigje me shkrim, por nuk i ka dhënë kartelën e pasurisë. Me ndihmën e Fiksit z. Nexhmi i jepet përgjigja në dorë edhe pse kishte katër ditë që ishte përgatitur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular