BallinaAktualitetI riu shqiptar humbi jetën nga Covid në Itali, la pas gruan...

I riu shqiptar humbi jetën nga Covid në Itali, la pas gruan dhe dy fëmijët

Një shqiptar i infektuar me Covid mësohet se ka ndërruar jetë në Itali.

Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës. Shqiptari mësohet se ishte i moshës 38 vjeç, ndërkohë që raportohet se ka ndërruar jetë më 7 shkurt.

Rasti ka krijuar shumë polemika në rajonin Molise, për shkak të mungesës së një spitali për trajtimin e rasteve me Covid.

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, shqiptari u dërgua për mjekim, por spitali nuk kishte kushtet për të mjekuar personat e infektuar me COVID-19.

Në pritje të ndihmës që nuk erdhi kurrë, ai ndërroi jetë duke lënë pas gruan dhe dy fëmijë të mitur.

Vdekja e shqiptarit shkaktoi polemika të shumta në këtë rajon mes drejtuesve të institucioneve lokale për mungesën e një spitali për të trajtuar pacientët, të cilët deri tani transferoheshin me helikopter në qytetet e tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular