BallinaAktualitetTryezë për bujqësinë në Shkodër, Helidon Bushati: Fermeri i harruar në 8...

Tryezë për bujqësinë në Shkodër, Helidon Bushati: Fermeri i harruar në 8 vite, ja plani i PD

Nga Helidon Bushati

Në tryezën për bujqësinë, ku diskutuam problematikat e këtyre 8 viteve dhe zgjidhjet nga plani qeverisës që ofron Partia Demokratike pas 25 Prillit.
Sa herë flitet për bujqësinë, vemendja nuk ka qenë e duhur madje miliona euro ikin në drejtim të paditur pa dhënë llogari ku.
Pse? Sepse politikat janë të mbrapshta.
Nuk ka mbështetje për bujkun dhe fermerin.
Gjysma e popullsisë shqiptare jeton në sajë të bujqësisë.
Ky sektor jetik për ekonominë shqiptare, për ekonominë familjare, nuk ka pasur asnjëherë vëmendjen e duhur e për më tepër këto 8 vite u la në harresë.
Pavarësisht klimës dhe tokës të bekuar që ka vendi jonë, sërish zërin me të madh të prodhimeve bujqësore e zën importi, pra nuk prodhojmë as për nevojat tona.
Nga përllogaritja rezulton se importojmë me shumë se 1 miliard dollarë produkte bujqësore.
Partia Demokratike ka zhvilluar një seri takimesh me grupet e interesit me fërmer dhe bujq, anëmbanë vendit. Edhe ky takim i sotëm i vlen pikerisht kësaj gjëje.
Të mos flasim për transformim me “shkop magjik”, por të kemi një dokument të qartë punë, 100 % të realizueshëm.
Subvencione 100 Milion euro në vit
Përjashtim nga taksat i sipërmarrjeve të reja
Nipti i Fermerit
Laboratore
50 Milion Euro investime në vit
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular