BallinaAktualitetVIDEO/ Alizoti në familjen beratase: Krim të investosh 3 mln euro për...

VIDEO/ Alizoti në familjen beratase: Krim të investosh 3 mln euro për parking e të lësh njerëzit në këtë gjendje

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit Tomorr Alizoti vizitoi një familje të rrënuar ekonomikisht, e cila jeton pak metra larg sheshit ku qeveria shpenzoi rreth 3 milionë euro për ‘Rilindjen urbane’.

Zonja e cila është invalide si pasojë e një aksidenti, rrëfeu se ajo së bashku me djalin e saj, jetojnë në një shtëpi të pabanueshme, pa ushqim, pa të ardhura dhe pa ngrohje për këto ditë të ftohta.

‘Qeveria më kërkon taksa ndërkohë më jep 27 mijë lek të vjetra. Unë i paguaj shtetit 60 mijë lek. Kryeministri na tha se do t’ju japim shpërblim, as shpërblim, asgjë. Na tha që do të bëjë 80 mijë lek përkrahjen sociale, as përkrahjen nuk e bëri.

Edhe me sobën e ndezur nuk u ngrohëm, jam e operuar nga këmbët, kam bërë aksident, i kam të dyja me hekur. Për KEMP-in nuk ma rregulluan, duan lek. Me 27 mijë lek çfarë të paguaj, ujin, apo dritat. Hekur nuk përdor, dush nuk përdor, korent nuk përdor, sepse nuk kam me çfarë t’i paguaj’?, tha ajo

‘Për t’u larë ujin e ngrohim tek soba me dru dhe lahemi’, tha i djali.

‘Edhe unë në moshën e djalit tuaj kam jetuar në këto kushte dhe mbështetjen do e keni në maksimum. Ata nuk e dinë se çfarë është varfëria. Është mjerim, masakër dhe turp të ndërtosh poshtë në Berat rreth 3 milionë euro ku të flenë makinat dhe nuk kanë ku të flenë njerëzit. Ne kemi një mision, t’i përzëmë me votë.

Është fatkeqësi që poshtë derdhen miliona dhe këtu janë njerëzit pa bukë, ky është një tmerr. Ata janë njerëz pa shpirt, kanë qenë dhe do të jenë. Çdo njeri ka të drejtë për jetë dinjitoze dhe të rrisë fëmijët si gjithë bota’.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular