HomeAktualitet30 vjet nga dita kur u rrëzua diktatura

30 vjet nga dita kur u rrëzua diktatura

spot_img

Sot mbushen 30 vjet nga dita kur shqiptarët rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, pushteti i të cilit qe vendosur në vend që pas Luftës II Botërore.

Më 20 shkurt të vitit 1991, mijëra qytetarë u ngritën në një protestë madhështore për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin që ngrihej në mes të sheshit Skënderbej të Tiranës.

Kjo ndodhi pak muaj pasi ish-regjimi, në ditët e tij të fundit, kishte lejuar pluralizmin politik pas protestave të fuqishme të rinisë studentore.

Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit  të tyre, emrin “Enver Hoxha”

Në mënyrë simbolike, kjo ditë shënon edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Tërheqja me litar e monumentit nga sheshi dhe vërshimi i papërmbajtshëm i mijërave shqiptarëve në shesh për të parë atë moment historik, pushtuan faqet e mediave ndërkombëtare.

ImageImageImageImageImage

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular