BallinaKryesoreAnton Hila dhe Anja, si zanat e uliksit në një histori dashurie

Anton Hila dhe Anja, si zanat e uliksit në një histori dashurie

Një  rrëfim “kthyer  përmbys” në  emër  të  familjes, dashurisë  dhe  pavdekësisë  njerëzore  nga  Ahmet  Prenci  në  romanin  “ANJA” ( 2020 )

Nga  SPASSE   THANASI

Rrallë, shumë  rrallë  si “kronika”  e  Markezit  në  dramën  e  grave  të  vetmuara  në  botë  apo  dhe  në  rrjedhën  e  tragjedisë  me  skutat e  errëta  të  të  rinjve  që  lanin  trupin  në  gjak, mund  të  ketë  një  enigmë  të  tillë  shqetësuese  me  personazhet  në  roman….Por,  në  realitet, i vetmi  burrë i  përkushtuar  ndaj “kultit”  të  ceneve  të  veta, është  personazhi  i  Anton  Hilës  në  romanin  “Anja”  të  Ahmet  Prencit, ndryshe  nga karakteret  protagonist  si  Klotilda  Armentos  të  ndërtuar  nga  intuita  krijuese e  shkrimtarit  Gabriel  Garcia  Marquez… Ndryshe  edhe  nga  Antoni i  Cvajgut, Anton  Hila  i  Anjës  është  një  ngjizje  e  bukur  dhe  e  mrekullueshme  e  ndjenjës  së  jetës  dhe  dashurisë  me  Arbërin  që  trashëgoi  ëndrra  të  përbashkëta  si  shkëndijë  drite  në  përditshmërinë  e  mërzitshme…

Larg  recetave klishe  letrare  me  tituj  që  nuk  ngjallin  mahnitjen  në leximin  e  librit, shkrimtari i  “rrëfenjave  të  rëndësishme  letrare”, Ahmet  Prenci  ka  zgjedhur  një  stil  të  vecantë  rrëfimi  me  gjuhën  origjinale  të  personazheve  dhe  na  vjen  befas  në  një  konstrukt  të  tërë  me  “goditje  metaforike”  shumë  të  gjetura, duke  e  shndërruar  imazhin  artistik  në  një  ritual  njerëzor  që  rilind  dashurinë  e  ëngjëllit. Ai  nuk  flet  për  një legjendë  dashurie, por  rrëfen legjendën  e  Zanës  së  Uliksit, Anjën  e  bukur në“qiellin  romantik”  të  lumturisë  hyjnore  të  Anton  Hilës  në  imazhin lumturues  të  qytetit  provincial.  Si  një  vajzë  magjike  plot  fantazi, ajo  i  buzëqesh  ëmbël “princit”  të  saj, që  mbartte  e  përcillte  botën  e  saj  femërore. Si mbretëresha “DEA”  përjetësuar  në  meruarën  e  bardhë, Anja  e  rritur  në  Parisin  e Hygoit, Balzakut e  Napolonit, e  “drodhi”  së  brendëshmi  fantazinë mashkullore  të  Anton  Hilës  dhe  në  këtë  “dritë  dashurie”  Antoni  fisnik  vështronte  botën  e  tërë  midis  Parisit  e  Tiranës, ndjenjë  që  ishte  dyzuar  midis  dy  qyteteve, që  i  përkisnin  vetëm  shkrimtarit  Ismail  Kadare…

Dhe  legjenda  vjen  e  bukur  me  detajet  e  një  vendlindje: Anton  Hila  shëtiste  diku  në  Paris, aty  pranë “Harkut  të  Triumfit”  apo kullës “Eifel”  me  bukuroshen  ANJA përkrah…Një  ecejake  Paris – Tiranë, që  përbyste  krejt të  shkuarën  e  errët  vetëm  me  një  dalldisje  lumturie.Kjo “kurtiznë  pariziene”  në  një  cep  të  qytezës  së  Drinasit  ishte  në  fantazinë  e  Antonit, një  bukuri  plot  kujtime  që  e  bënte  tjetër  burrë, tjetër njeri, tjetër  mashkull si  në  një “Oaz”  ngjyrëplot. Në  afshin  e  tyre  të  nxehtë, si  një “dehje e lehtë”, zjarrmia  e  njeri-tjetrit  përfundonte  gjatë  në  puthje, në  mbrëmje të  ndezura  e  të  paharruara  dhe  si  të  zënë  nga “qymyri” ata  harronin  cdo  përditshmëri  të  kot dhe “mbyteshin”  në  dashuri  pa kufi  si “Romeo  me  Zhuljetën”. Të  dy  dalldiseshin  si “deti  pa  gjumë”  në  histeri  seksuale, në “furtuna erotike”, në “sprova  dashurie”, që nuk  i  gjeje  në  kalendarin  e  historive  të  dashurisë në  atë  llojë  mënyre  sic  vepronin  ata  të  dy.

“Dashuri parajsë”, – e  quajti  Antoni  dhe  vetja  i  dukej “mbret dashurie”. Si  në  teoritë  filozofike, ai donte  të  gjente  bazën  e burimit  shpirtëror me  “farë”  magjike  në  shpirtë !….

Autori  Ahmet  Prenci,  me  një  lirikë  dashurie  pa  titull e  një  “admirim  të fshehtë” rrëfyes,  përshkruan  monumentin e  jetës  së  një  inxhinier  ndërtimi  që  i  jepte Tokës gjallëri, dritë  e  ambicje  profesionale. Si  në  një “soditje të  madhe” ngazëllyese,  autori na  jep  një  personazh  original  që cuditi  edhe  Diellin  nga  bukuria, edhe  Hënën  nga  dashuria, edhe  femrat  nga  pastërtia mashkullore  brilante  në  një  marëdhënie. Si  një “mollë  e artë”  ai  kalëroi  deri  në  unazë  të  qiellit !…

Universi  që  la  pas  Anton  Hila  me  jetën  e  vetë, është  si  një “trokitje e  fortë”  në  kujtesë. Në  apartamentin  e  tij  në  Kryeqytet  gjendet  galleria  e  autorëve  te  artit, letërsisë  dhe  shkencës. Gjithashtu  një “duzinë”  kujtimesh  melankolike  dhe  dashuri  me  Anjën…Befas trondit  një  “trokitje  në  kujtesë”  edhe  nga  ardhja  e  djalit  të  Antonit, Arbërit   me  fytyrë  të  mrekullueshme  si  e  derdhur  në  bronz. Ai  lëviz  mes  kujtimesh  dramatike  në  atë  apartament  të vogël  që  ngjan  si “kështjellë”  dhe  aty  bashkë  me  të  dhe Anton  Hila  “ i  gjallë”,  por  i  harruar  mes  majëmalesh  e  mes  luginash  nga  prodhonte  dritë e  ku  ndërtonte  arkitekturat  shumëkatëshe…Edhe  Anja  kështu  e  përshkruante: “një  njeri  që  prodhonte  dritë e  që  vetëm ndërtonte”!….Edhe  Arbëri  në  këtë  “shëtitje  universi”  të  Anton  Hilës, tashmë një “monument kujtese” në  sytë e  tij, do  të  trazohej nga e njejta “fantazi  heroike” dhe  do  të  citonte  me  krenari: “Babai  im!”, i  grimcuar  në  padukje si  shpirtë  i  ikur me “maratonë  kozmike”…Përpara  tij  Anton  Hila  mbeti  i  heshtur  e gjithmonë  në  atë  rruzull  të bukur e  të  magjishëm  që  ka jetë  e  dritë, duke  ikur  në  përjetësi  me  një  ceremoni  soditëse në  Tokë  nga Hëna  e largët !….

Ky  roman, që  tashmë “ngacmon”  mendjen  e  fantazinë  e lexuesit  të  shumtë, është  një  “sprovë  e  madhe”  krijuese  e  autorit  Ahmet  Prenci, i  cili  nga  udha  poetike  me “Udhë në  Pasqyrë”, kaloi  në  “udhën  e  rrëfimeve” përmes  romanit,  me  një  gjuhë  të  pasur  artistike  dhe  një  shtresim  metaforash, që  “trondisin” shpirtin  njerëzor  me  bukurinë  sublime  të  jetës  dhe  dashurisë !…

Gjithcka  prej  shpirtit  dhe  vëzhgimeve  jetësore  në  një  dashuri  të  vërtetë, që  tingëlloi  në  shpirtin  oaz  e  Antonit  dhe  Anjës, Ahmet  Prenci  e  ngriti  në art  me një “magji  të  këndshme”, duke  na  dhënë  të  gjithëve  një “rrëfim  mbresëlënës”  në  kujtesën  e  jetës !… Bashkë  me  librat  e  tjerë “ Vice  Versa”  dhe “Udhë  në  Pasqyrë”, romani  i  ri “ ANJA”  plotëson  një  konstrukt  mendimor  e  shpirtëror  të  jashtëzakonshëm  në  fushën  e  letrave  shqipe.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular