BallinaKryesore‘Asnjë xhelat nuk do jetë shenjtor sot/ Basha: Ligj për pastrimin e...

‘Asnjë xhelat nuk do jetë shenjtor sot/ Basha: Ligj për pastrimin e figurës, ndahemi njëherë e mirë nga diktatura

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar sot programin për ish-të përndjekurit politikë. Basha shprehu angazhimin e tij për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës, që sipas tij, nuk do të jetë vetëm për distancim nga diktatura, por edhe një apologji për 30 vite të munguara.

Në fjalën e tij, kryedemokrati shtoi se “ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura”

‘Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj angazhohem për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare, por edhe një apologji për 30 vite të munguara.

Ne u detyrohemi kaq atyre që jetën e humbën nga armët e regjimit gjakatar, atyre që u lindën apo rritën në kampet e internimit apo u dergjën burgjeve apo kulakëve të diktaturës të dhunuar nga një pushtet që kapardisej në luksin e bllokut të udhëheqjes, ndërsa populli terrorizohej dhe zhytej në mjerim të paimagjinueshëm.

Ne do të marrim çdo masë të nevojshme për t’u siguruar se këto hapa nuk do të kthehen pas. Do të punojmë fort që në kujtesë, por mbi të gjitha në standardet e demokracisë Shqipëria të eci vetëm përpara, për demokracinë, për lirinë e fjalës, për të drejtat e individit, për një rrugëtim të sigurt drejt Bashkimit Europian.

Ne do të garantojmë që ky kapitull i errët i historisë tonë të mos rikthehet më në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë dhe këtë kujtesë historike, këto viktima, këto heronj të kësaj kohe t’i kemi gjithmonë në zemër si shembuj dhe frymëzim të kurajës së një kombi që ecën i sigurt drejt dështimit të vet perëndimor, europian dhe euro-atlantik.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular