BallinaTe tjeraEMRI/Drejtuesi i punimeve në legatën amerikane në Tiranë u pushkatua në vitin...

EMRI/Drejtuesi i punimeve në legatën amerikane në Tiranë u pushkatua në vitin 1951

Nga Kastriot Dervishi

Pas Sami Ahmetit dhe Kostaq Stefës, të cilët janë të diplomuarit e vitit 1926 të Shkollës Teknike Amerikane, te të diplomuarit e vitit 1927, vërehen se kanë vdekur në hetuesi Loni Adam dhe është ekzekutuar Anton Shtjefën Delhysa, lindur më 12.3.1904 në Prizren. Në vitin 1927 mbaroi Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë. U arrestua më 23.2.1951 dhe u ekzekutua në mbrëmjen e 26 shkurtit 1951 së bashku me 21 persona të tjerë me rastin e dinamitit të legatën sovjetike në Tiranë. Thuhej se ishte “shok i ngushtë i spiunit amerikan Abaz Deliallisi” (dënuar edhe ky, bashkënxënës në shkollës), por akuzohej për sabotime në kombinatin e Maliqit gjatë viteve 1949-1950. Gjithashtu akuzohej se hidhte parulla disfatiste për ndryshim të gjendjes në Shqipëri. Nga një vëzhgim ishte parë se në janar 1950 nga shtëpia e tij kishin dalë doktor Benusi dhe Fejzo Radomi, “dy elementë të dyshimtë”. U përzgjodh nga lista e tretë e përpiluar nga Dega e 3-të e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB. Ishte drejtues i disa punimeve të rëndësishme në Tiranë, si p.sh. legata amerikane në Tiranë, e cila u ndërtua nga nxënësit e Shkollës Teknike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular