BallinaOP EDKurre me diktaturë!/Nga Ilir Allkja

Kurre me diktaturë!/Nga Ilir Allkja

Nga Ilir Allkja
20 shkurti i vitit 1991 është shembull se gjithçka sado mbinjërëzore të duket një njeri i pushtetshëm, ai ka një gjithmonë një fund !
Isha në vit të 3-të në fakultet ato ditë të ftohta shkurti, dhe kam qenë dëshmitar e emocioneve më të forta të kohës, rrëzimin e kultit të diktatorit Hoxha, figura e të cilit ishte absolute në 45 vite në vendin tonë !
Sot pas 30 vitesh Shqipëria ndodhet përsëri në skamje, mjerim, mungesë shprese, ndërsa shteti njëpartiak ka kthyer në vegla të tij policinë, gjykatat, administratën.
Jemi në të njëjtin stacion, pas 30 vitesh.
Idhtarë të diktaturës, njerëz pa dinjitet, që se kanë njohur kurrë lirinë, por as e denjojnë e madje as e meritojnë, bien në gjunjë , përplasin duart , po përpiqen të shesin shpirtin e tyre të zi, po luten që kryeministri i zhveshur nga (më keq se në plazh) çdo ndjenjë njerëzore e shqiptare të marrë mandatin e 3-të me qëllim që (këtyre) t’jua thyejë deri në fund kockat ndërsa vendin tonë ta kthejë përfundimisht në tokë të djegur .
Fatmirësisht takoj çdo ditë njerëz dinjitozë e kurajozë të vendosur për ta hedhur në plehra diktatorin e ri, pasardhësin e Hoxhës, Alisë e Peristerit në fillim të kësaj pranvere !
Gjithçka ka një fund miq !
Gjithmonë ka një fund !
Koha është për shpresën, për lirinë, për demokracinë, jo për tiranët !
Ilir Allkja, mjek .
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular