BallinaAktualitetShtretërit në 3 spitalet COVID drejt ezaurimit, gazetari: Situata e rënduar, 1...

Shtretërit në 3 spitalet COVID drejt ezaurimit, gazetari: Situata e rënduar, 1 në 4 testime rezultojnë pozitive

Situata në spitalet COVID në vendin tonë paraqitet problematike. Në një lidhje direke për “News24”, gazetari Erjon Skëndaj nga Infektivi tha se shtretërit në 3 spitalet COVID thuajse janë ezauruar (Infektiv, Shefqet Ndroqi dhe COVID3).

Sipas tij, vendet e lira ka në rastet kur dalin nga spitali pacientë të shëruar si dhe rastet e humbjeve të jetëve. Po ashtu mësohet se ditën e sotme në spitalin Infektiv ka pasur një numër më të vogël urgjencash, ndërsa raportohet se rastet që vijnë janë të rënduara. Skëndaj tha se 1 në 4 persona rezulton pozitiv me COVID-19.

Ndër të tjera Skëndaj tha se aktualisht një numër i madh rastesh trajnohen nëpër banesa si dhe në spitalet rajonale, të cilat sipas tij janë mbushur plot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular