BallinaSportVIDEO/ Haaland është UFO, goli i tij bëhet viral në internet

VIDEO/ Haaland është UFO, goli i tij bëhet viral në internet

Borussia Dortmund fiton 4-0 kundër Schalke 04 dhe dy golat u shënuan në pesë minutat e fundit të pjesës së parë.

Fillimisht ishte Jadon Sancho ai i cili realizoi në portën e skuadrës vendase, në minutën e 42-të. Tre minuta më pas Haaland tregoi edhe një herë tjetër cilësitë e tij.

Me një lëvizje akrobatike goditi topin dhe tashmë goli i tij po bën xhiron e internetit. Ky ishte goli i 16-të për Haaland në Bundesliga këtë sezon. Ky gol tregon edhe një herë aftësitë e Haaland që bën lëvizje të papritura dhe dhuron spektakël me lojën e tij.

Tashmë bota e futbollit nuk duhet të flasë vetëm për Messin e Cristiano Ronaldon, por edhe për yjet e rijn si Haaland dhe Mbappe që janë duke treguar formë të mirë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular