BallinaAktualitetVIDEO/Shikoni se si gënjen Rama, çdo javë premton 40 mijë vaksina

VIDEO/Shikoni se si gënjen Rama, çdo javë premton 40 mijë vaksina

Më 1 janar, në fokus të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, Rama deklaroi se 10 mijë e 750 doza të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë e 250 të tilla, në muajin shkurt.

Kryeministri Edi Rama po e shtyn gjithmonë e më shumë afatin e ardhjes së vaksinave anti-Covid në Shqipëri. Ndërkohë që kalon qark më qark, duke shpërndarë ‘thërrime’ vaksinash, të cilat i ka pritur me ‘festë’ në aeroport, ato sasitë e konsiderueshme, konkretisht mbi 40 mijë të tilla që janë premtuar që më datë 1 janar të këtij viti, nuk po mbërrijnë.

Më 1 janar, në fokus të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, Rama deklaroi se 10 mijë e 750 doza të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë e 250 të tilla, në muajin shkurt.

“10 mijë e 750 doza të para të kësaj kontrate do të mbërrijnë 30 mijë e 250 në shkurt, dhe të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit,”– tha Rama.

Por çfarë u arrit?

Dorasi nga Rinasi erdhën vetëm 975 doza vaksinash anti-Covid të Pfizer dhe jo të kontratës së firmosur me kompaninë në fjalë, por nga një vend mik, që na i dhuroi. Rama nuk e bëri publik emrin e vendit, por Dosja.al zbuloi se vaksinat erdhën nga Gjermania.

Gjithsesi, kreu i Qeverisë, vijoi me deklaratat. Një ditë pasi priti 1170 doza vaksinash në aeroportin e Rinasit, bashkë me ministren Ogerta manasstirliu, Rama shkoi të injektonte dozën e tij të dytë. Asi mori edhe dozën e dytë, deklaroi për mediat se deri në mesin e muajit shkurt pritet të vijnë rreth 10 mijë doza të kontraktuara nga kompania Pfizer. Dhe po brenda shkurtit, pritet të vijnë edhe 30 mijë dozat e tjera.

“Deri në mesin e muajit shkurt pritet të vijnë rreth 10 mijë doza të kontraktuara nga kompania Pfizer. Deri në fund të muajit vijnë rreth 40 mijë doza të tjera. Së treti po dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10.000 mijë dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit do vijnë 30.000 dozat e tjera,”– tha Rama.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular