BallinaKronikeFOTO/ Kush është 30-vjeçari që u rrah me shkopinj në mes të...

FOTO/ Kush është 30-vjeçari që u rrah me shkopinj në mes të lokalit

30-vjeçari Elvis Elezi u godit me sende të forta në kokë nga një grup personash në një lokal në Fushë Krujë më 17 shkurt.

Ndërkohë, policia njoftoi sot se ka zbardhur ngjarjen, duke shpallur në kërkim autorin e dyshuar 34-vjeçari Gazment Kusta, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për trafikimin të lëndëve narkotike.

Po ashtu, në vijim të hetimeve është ndaluar 31-vjeçari Geart Bakalli pasi akuzohet që ka penguar zbulimin e së vërtetës. Gjatë kontrolleve të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular