Gruaja e Muratajt kërcënon me vetëflijim: I shkova Ramës në shtëpi, por dolën bodygardët

0

Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit të dy viteve më parë po vuan dënimin e tij në burg. Bashkëshortja e Aleksandër Muratajt, Eda Lleshi ka kërcënuar se do të vetëflijohet ditën e mërkurë në Gjykatën e Krimeve të Rënda nëse vijon akoma të zvarritet çështja kundër tij.

“Unë të mërkurën nëse nuk vihet drejtësia, do të shkoj deri në vetëflijim me benzinë ”.

Në një intervistë për mediat ajo u shpreh se shkak për këtë është bërë zvarritja e seancave gjyqësore në Gjykatën e Apelit.

“Unë kërkoj drejtësi se kam 2 vjet që rri në Apel dhe 4 vjet në paraburgim. Unë do ta bëj shumë të madhe do marr edhe vajzën me vete. Aleksandri është në gjendje jo të mirë psikologjike, babai i ka vdekur edhe vëllai i vdiq”.

Më tej zonja Lleshi tha se i ka shkuar kreut të qeverisë në shtëpi, por bodyguard-ët e kanë drejtuar te Kryeministria.

“I kam shkruar të gjithë organeve të prokurorisë. I kam bërë kërkesë edhe kryeministrit në kohën kur ka qenë izolimi, edhe nuk kam marr një përgjigje. Kam shkuar te shtëpia e kryeministrit, më kanë dalë bodygardët më kanë marr kartën e identitetit dhe më drejtuar te kryeministria për të bërë ankesën.

Jam e vetme me një vajzë, e vetmja mundësi që ka mbetur që Aleksandri të varet aty. Vajzën e kam 7-vjeçe dhe nuk është në gjendje të mirë, pasi më shikon mua që qaj gjithmonë”.

Gjithashtu bashkëshortja e Muratajt theksoi se ka audion e prokurorit dhe të penduarit, që sipas saj nuk e kanë përmendur emrin e Aleksandrit, duke deklaruar se nuk e njohin.

“Kam audion e prokurorit që thotë nuk ka marrë pjesë në grabitje, nga ana tjetër prokurori jep 24 vite burg. Të penduarit nuk e kanë përmend emrin e Aleksit, thonë që nuk e njohim”.

Kujtojmë që Aleksandër Murataj është vëllai i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në grabitjen e 3.2 milionë eurove në autoblindën e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit. Aleksandër Murataj është dënuar me 12 vite burg nga shkalla e parë, ndërsa dosja ndodhet në apel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.