BallinaKronike“Ka plagë në kokë”- Sulmohet djali i politikanit serb në Kosovë

“Ka plagë në kokë”- Sulmohet djali i politikanit serb në Kosovë

Tetë persona janë ndaluar në Kosovë, në fshatin Llapnasellë afër Prishtinës, pas një sulmi ndaj djalit të politikanit lokal serb, Nenad Rashiç

Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, ndërsa Rashiç tha se i biri është sulmuar dhe rrahur nga një grup prej dhjetëra personash dhe se ka plagë në kokë.

Sipas tij, sulmi ka të bëjë me veprimtarinë e tij politike.

Pas sulmit ka reaguar Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si “akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit”.

Ajo u bëri thirrje forcave të rendit që të vënë  para drejtësisë autorët e sulmit.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se sulmi erdhi pasi Rashiç “s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë”

“Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiçit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiçin, ia rrahën të birin Nikollën. Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurt”, tha Kurti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular