BallinaBotaMbi 200 ekspozues për Kongresin Botëror “Mobile” në ShangaiMbi 200 ekspozues për...

Mbi 200 ekspozues për Kongresin Botëror “Mobile” në ShangaiMbi 200 ekspozues për Kongresin Botëror “Mobile” në Shangai

Më shumë se 200 ekspozues do të jenë të pranishëm në “Mobile World Congress”, që zhvillohet në Shangai, nga 23 në 25 shkurt.
Organizatori i eventit, “Gsma” bëri të ditur se do të marrin pjesë pothuajse 50 ekspozues ndërkombëtarë nga industria “mobile”, duke përfshirë kompanitë kryesore botërore si “Ericsson”, “Qualcomm” dhe Nokia”, citon “Xinhua”.
Eventi i këtij viti përmban rreth 40 fjalime dhe konferenca të ndryshme. Sipas GSMA, ekspozuesit do të shfaqin produktet e tyre më të fundit në fusha të tilla si mesazhet 5G, valët milimetër, interneti i gjërave dhe “blockchain”.
“Me masa shumë efektive të parandalimit të epidemisë dhe një ekosistem shumë të fortë mobil, Kina është aktualisht i vetmi vend në botë ku mund të mbahet MWC”, -tha Sihan Bo Chen, menaxheri i “Greater China” i Gsma.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular