BallinaAktualitetStudimi i fundit: Njerëzit me syze janë më të mbrojtur nga koronavirusi

Studimi i fundit: Njerëzit me syze janë më të mbrojtur nga koronavirusi

Një studim i brë së fundmi në Indi ka dalë në përfundimin se personat që mbajnë syze kanë më pak mudnësi të infektohen nga koronavirusi.

Shkencëtarët pyetën 304 persona të moshës 10 deri në 80 vjeç, ku 19% e personave të pyetur thanë se kanë pasur syze shumicën e kohës, duke çuar në zbulimin se ata që mbajnë syze kanë më pak mundësi të infektohen, pasi i fërkojnë sytë më pak se të tjerët.

“Një individ e ka zakon të prekë fytyrën mesatarisht 23 herë në orë dhe sytë mesatarisht tre herë në orë. Përdorimi afatgjatë i syzeve mund të parandalojë prekjen dhe fërkimin e përsëritur të syve”, thuhet në studim.

Edhe vitin e kaluar u bë një studim i tillë në Kinë, ku shkencëtarët deklaruan se pacientët me COVID-19 kishin pesë herë më pak të ngjarë të ishin mbajtës syzesh sesa popullata e përgjithshme. Ekipi i studiuesve  besojnë se kjo ndodh për shkak se receptorët ACE-2 pas të cilëve virusi kapet për të hyrë dhe infektuar qelizat njerëzore, mund të gjenden në sy.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular