BallinaAktualitetVjehrra: Boti fjeti me nusen e djalit tim në hotel gjithë natën,...

Vjehrra: Boti fjeti me nusen e djalit tim në hotel gjithë natën, e mori në telefon dhe i tregoi ku…

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Burbuqe Selamaj e cila ka rrëfyer historinë e nuses së djalit të saj. Edhe pse me vështirësi, ajo pranon se nusja sillte shpesh herë probleme në familje dhe kishte probleme në aspektin moral. Shpesh herë i tërhiqte vëmendje djalit se nusja po sillet keq, por ai nuk e dëgjonte. Para 20 ditësh nusja la burrin dhe fëmijët në gjumë dhe shkoi në hotel me një tjetër.

Kur bashkëshortit i del gjumi në orën 4 të mëngjesit shikon se ishte kyçur brenda me fëmijët dhe ajo ishte larguar. Shqyen derën dhe del jashtë, ai mendonte se ndoshta kishte shkuar të mbytej, por Burbuqja nuk e besoi këtë version sepse e njihte shumë mirë nusen e saj. Ajo tregon se paradite djalin e saj e ka marrë në telefon personi që kishte fjetur në hotel dhe i tha që nusja e tij ka qenë me të gjithë natën.

Mirela Milori: Ku e gjetët pastaj?

Burbuqe Selamaj: Mori në telefon boti që e kishte patur në hotel në orën 11 e 30.

Mirela Milori: Njeri me të cilin kjo kishte qenë në hotel mori në telefon?

Burbuqe Selamaj: Po me telefonin e kësaj, e tha Gerti unë jam filani dhe djali i thotë çne me telefonin e gruas time ti, tha ishte në hotel me mua, tani po vjen lart. Djali e pyet po çne ti e ai tha ajo erdhi me mua në hotel. Të gjithë shkuan në komisariat, djali, afërmit tanë dhe të nuses dhe personi që kishte shkuar në hotel me nusen. Njerëzit tanë i thanë që mos e marrë më, unë i thashë djalit që ajo nuk ka më nder të vije tek ty. Djali tha që ka ikur dhe herë të tjera, por mua më ka lënë në gjumë. I thashë ti në gjumë ke qenë dhe je akoma.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi më pas?

Burbuqe Selamaj: E mori prapë djali në shtëpi, e solli në darkë që mos e shikonin njerëzit, të nesërmen edhe shefi i krimeve dhe inspektori i zonës, e morën në polici. I thashë mos ma sillni më këtu, le që la tre fëmijë të mbyllur, i bllokoi, por djali mund të revoltohej se thoshte do ta vras. I thashë sa të më merrni brenda djalin, merreni këtë. Ku ta çojmë thanë ata, i thashë e keni numrin e telefonit të atij zotërisë? Merreni atë botin dhe të vijë ta marrë ai. E morën dhe ia dhanë atij botit.

Mirela Milori: Është me atë tjetrin?

Burbuqe Selamaj: Po, fëmijët tha nuk i dua gjallë në botë, i braktisi. Djali ka nisur procedurat për divorcin.

Mirela Milori: Djali e ka pranuar pavarësisht se çfarë ka ndodhur e ka bërë për hatër të fëmijëve apo e ka dashur atë?

Burbuqe Selamaj: E ka bërë për hatër të fëmijëve. I tha dhe shefi i komisariatit ta marrë boti ta mbajë gjithë natën në hotel dhe ta marrësh ti? Unë s’do e pranoja bashkëshorten.

Burbuqja tregon se djali tani ka nisur procedurat për divorcin dhe fëmijët nuk e duan më të ëmën pasi kanë dëgjuar për ndodhitë. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular