Basha në Njësinë 7: Nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj!

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përcjellë mesazhe shprese tek qytetarët e Tiranës sot, ndërsa përshkoi njesinë nr.7 në Tiranë dhe foli me tregtarët e vegjël të zonës.

“Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë, – tha kreu i PD-së. –  E del tani që po i vjen fundi e thotë “edhe unë s’jam i kënaqur!!!” Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve.

Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit.

Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot.

Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë,” theksoi Basha.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.