BallinaSportBayern Munich shkatërron Lazion, bën hap të madh drejt çerekfinales së Champions...

Bayern Munich shkatërron Lazion, bën hap të madh drejt çerekfinales së Champions League

Bayern Munich ka marrë një fitore të madhe ndaj Lazio në kuadër të ndeshjes së parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve me rezultatin 4-1.

Kampionët e Evropës shiheshin favoritë në këtë ndeshje, por rezultati i arritur në ‘Olympico’ të Romës është më shumë se sa ishte pritur.

Goli i parë për Bayernin erdhi që në rastin e parë.

Ishte minuta e nëntë, kur një gabim në mbrojtjen e italianëve u shfrytëzua në maksimum nga Robert Lewandowski që kaloi Pepe Reinan dhe shënoi për 1-0.

Bavarezët shtuan epërsinë në minutën e 24-të, kur Jamal Musiala mori një pasim nga Leon Goretzka dhe me një goditje nga distanca shënoi për 2-0.

Para se të mbyllej pjesa e parë, ishte Leroy Sane që mbylli dilemën e fituesit, ku gjeti rrjetën për 3-0 pas një topi të kthyer nga mbrojtja.

Edhe pjesa e dytë nisi shumë keq për Lazion, pasi në minutën e 47-të, Francesco Acerbi shënoi në portën e tij për 4-0.

Reagimi i Lazios erdhi në minutën e 49-të, kur Joaqin Correa shënoi nga një përpjekje individuale.

Me këtë fitore Bayern Munich ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular