BallinaAktualitetEMRAT/12 mjekë i bëjnë 7 kërkesa politikës në prag të zgjedhjeve

EMRAT/12 mjekë i bëjnë 7 kërkesa politikës në prag të zgjedhjeve

Një grup mjekësh të njohur bëjnë thirrje që të ndalohen takimet elektorale të partive në terren, për të shmangur përhapjen e covid,

12 mjekë shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, me anë të një letre drejtuar politikës dhe KQZ në vendin tonë, kanë bërë thirrje me disa kërkesa për zbatimin e masave antiCovid me rastin e afrimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Me afrimin e zgjedhjeve, ku mijëra qytetarë po angazhohen në fushatën parazgjedhore dhe më pas në votime, grupi i mjekëve shprehet se e shohin me shqetësim respektimin dhe mbarëvajtjen e masave anti- Covid, të cilat janë përcaktuar me ligj.

Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, mjekët shprehen se nëpërmjet letrës së hapur të kontribuojnë në implementimin, respektimin dhe zbatimin e masave ndaj COVID-19 në Shqipëri.

Ata kërkojnë:

1- Ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 10 personave në mjedise të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive.

2- Përdorimin e detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave).

3- Mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, gjatë kohës që janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit.

4- Respektimin rigorozisht të masave anti-COVID nga stafi zgjedhor. Ky staf është përgjegjës për dezinfektimin e tavolinave dhe ajrosjen e herëpasherëshme të vendvotimeve, si dhe për zbatimin e masave mbrojtëse e parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave.

5- Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor, për të regjistruar personat që fatkeqësisht mund të jenë të infektuar me Covid-19, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrëprocedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar t‘ju mundësohet pjesëmarrja në votim .

6-Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kështu kontaktet fizike mes elektoratit.

7-Personat mbi 65 vjeç, si dhe ato që vuajnë nga sëmundje shoqëruese, t’i shmangin aktivitetet parazgjedhore, pasi sipas OBSH-së konsiderohen si më tepër të riskuar nga virusi COVID-19.

Mjekë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë që shkruan letrën

Dr. Arjola Ustalli, mjeke pneumologe, Itali
Dr. Arvena Hila, mjeke reumatologe, Itali
Dr. Drilon Cupi, mjek internist-mjek urgjence, Gjermani
Dr. Elona Cekani, mjeke onkologe, Zvicër
Dr. Eni Dragoj, PhD, mjeke kardioanesteziste, Itali
Dr. Erjon Panajoti, mjek anestezist, Shqipëri
Dr. Ilir Halili, mjek pneumolog, Shqipëri
Z. Indrit Seferi, Specialist i Shëndetit Publik
Dr. Roland Jovani, mjek pneumolog, Francë
Dr. Rubjona Xhani, mjeke neurologe, Itali
Dr. Vjosana Gosnishti, mjeke specializante në Obstetrikë-Gjinekologji, Gjermani
Dr. Xhuljeta Treska, mjeke neurologe, Gjermani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular