BallinaKronikeFOTO-EMRI/"Ngacmim seksual ndaj të miturve", mjeku shqiptar shpallet në kërkim

FOTO-EMRI/”Ngacmim seksual ndaj të miturve”, mjeku shqiptar shpallet në kërkim

Një mjek në fshatin Janqishtë, Komuna e Malishevës Kosovë është shpallur në kërkim pasi është dënuar në mungesë për ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç dhe sulm seksual’.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi, duke informuar se personi i kërkuar është Ramadan (Feriz) Sopaj i lindur me 03.05.1955 n? fshatin Janqishtë, Komuna e Malishevës.

Pas këtij lajmi ka reaguar ‘Oda e Mjekëve të Kosovës’, të cilët me anë të një postimi sqarojnë se Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë. Teksa distancohen nga veprimet e tij.

Reagimi i plotë i OMK-së:

Sipas raportimit të gazetës online “Insajderi”, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna e Malishevës. Ai është shpallur në kërkim për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: 1. Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe 2. Sulm seksual. Ramadan Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Oda e Mjekëve të Kosovës sqaron dhe distancohet nga veprimet e Dr. Ramadan Sopaj, pasi që ky mjek nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së. Sipas këtyre të dhënave Dr. Ramadan Sopaj ka punuar jashtëligjshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular