BallinaAktualitet“Ju jeni pjesë e sistemit, e konflikteve...”/ Gazetari skeptik për ndryshimin që...

“Ju jeni pjesë e sistemit, e konflikteve…”/ Gazetari skeptik për ndryshimin që do sjellë Jozefina Topalli

Sot në studion e Open ishte e ftuar kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli, përballë gazetarëve.

Teksa Topalli fliste për ndryshimin që do sillte në vend partia e saj me emra intelektualësh, gazetari Enton Abilekaj shfaqi skepticizëm duke e quajtur pjesë të sistemit të këtyre 30 viteve.

“Ju thoni që doni të hiqni sistemin e këtyre 30 viteve me emrat që keni futur në partinë tuaj, por mos harroni që ju keni qenë vetë pjesë e këtij sistemi prej 30 vitesh, keni qenë pjesë e konflikteve politike, apo lidhjeve me oligarkët që ju vetë akuzoni sot,” tha Abilekaj.

Ndërkohë Topalli u përgjigj duke thënë se prandaj ka zgjedhur këto emra të pakorruptuar dhe se ka qenë e ashpër për të luftuar korrupsionin.

“Unë mendoj se ju duhet të bini dakord në një pikë, më parë më thatë që emrat e rinj që kam në parti janë emra që nuk kanë qenë pjesë e politikës, ndërsa tani më thoni që jeni pjesë e sistemit. Kam qenë e ashpër se kam refuzu korrupsionin dhe çdo gjë që ishte kundra interesit publik,” tha Topalli.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular