BallinaAktualitet‘Kërkoi të shikonte foshnjën’/ Gjinekologu rrëfen çastet e fundit të nënës që...

‘Kërkoi të shikonte foshnjën’/ Gjinekologu rrëfen çastet e fundit të nënës që humbi jetën nga Covid

Ngjarja e dhimbshme e nënës 32-vjeçare nga Elbasani e cila humbi jetën pas lindjes cezariane si pasojë e Covid-19, tronditi të gjithë.

E reja e quajtur Ana Rapushi lindi fëmijën para kohë, në fillim të muajit shkurt për shkak të gjendjes së rënduar të saj.

Në lidhje me ngjarjen që preku të gjithë ka folur dhe gjinekologu, Rezart Ajazi i cili tha se operacioni u krye në kohë rekord për shkak të gjendjes shëndetësore të të ëmës.

Ajazi tregoi se pasi nëna u cintubua dhe lindja cezariane u krye me sukses, ajo kërkoi të shihte foshnjën

Gjinekologu u shpreh se lindja shkoi mirë, por agravimi i sëmundjes solli fatalitetin.

“Rasti ishte sfidë sepse gjendja e saj ka qenë e rënduar pasi ishte në intubim. Duhej të veproje shumë shpejt. Gjithë operacioni ka zgjatu 30-40 minuta, ndërsa bebja u nxor për dy minuta. Gjatë gjithë kohës më pas u interesuam për mbarëvajtjen porsraminatore, shkoi çdo gjë mirë pasi nëna u çintubua, madje kërkoi dhe fëmijën e saj. Më pas vetën agravimi i kësaj sëmundje solli fatalitetin. Shumë teori të mjekësisë kjo sëmundje i ka lënë në pozita të vështira”,u shpreh mjeku gjinekolog Rezart Ajazi.

Ndërkohë gjinekologu Ajazi tregoi gjithashtu se deri më tani janë trajtuar 25 raste të nënave shtatzënë me Covid, por rasti i të resë nga Elbasani rezultoi fatal pasi gjendja e saj shëndetësore ishte kritike.

“Unë sot jam pas një shërbimi 24 orësh dhe kam operuar dy nëna që ishin me Covid 19. Janë mbi 25 raste që janë trajtuar në spitalin tonë që kanë shkuar shumë mirë. Por rasti i 32-vjeçares së intubuar në gjendje të rëndë dhe shumë kritike për jetën siç edhe u tregua më pas nuk kemi pas. Ka qenë sfidë për ne.”, përfundoi mjeku Ajazi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular