BallinaAktualitetNdahet nga jeta zyrtari i PD, ish-deputeti jep lajmin e trishtë: Familje...

Ndahet nga jeta zyrtari i PD, ish-deputeti jep lajmin e trishtë: Familje e hershme demokratësh, anëtar kryesie

Ndahet nga jeta për shkak të një sulmi në zemër, Xhevit Sula një prej demokratëve të hershëm dhe kontribues i madh për këtë forcë politike në Patos dhe jo vetëm.

Lajmin e hidhur e bën me dije ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Alibeaj shprehet se “Ikja e tij e beftë, përveçse na ka shokuar është një humbje e madhe për PD-në dhe shoqërinë”.

“Xhevit Sula, Kryetar i Grupseksionit nr 1 te deges se PD-se Patos ka nderruar jete mengjesin e sotem nga nje atak kardiak! Familje e hershme  demokratesh, anetar kryesie  ďhe kontribues ne vite. Ikja e tij e befte, pervecse na ka shokuar eshte nje humbje e madhe per PD-ne dhe shoqerine. U prehsh ne paqe mik i dashur! Ngushellime Lides (bashkeshortes) dhe dy femijeve si dhe gjithe miqve e te afermve! Do te na mungosh shume”, shprehet Alibeaj.

gsdgweg3eg.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular