BallinaAktualitetPastrimi i parave/Kontrata me afat 84 vite që Veliaj firmosi me firmën...

Pastrimi i parave/Kontrata me afat 84 vite që Veliaj firmosi me firmën e Ndranghetas

Jo vetëm në ndërtim.

Paratë e mafiozë të Ndranghetas kanë nisur të pastrohen në Tiranë pak kohë pasi në bashki erdhi Erion Veliaj. Vetëm disa muaj pasi ishte bërë kryebashkiak, Erion Veliaj do të firmoste një kontratë me afat prej 84 vitesh me kompaninë italiane Amia Verona duke krijuar në kryeqytet një firmë me emrin Eco Tirana.

Por disa kohë më pas, në qershorin e 2020, policia italiane do të arrestonte dhjetëra anëtarë të Ndranghetas, ku mes tyre si i hetuar dhe pjesëtar i organizatës mafioze ishte dhe ish-kryebashkiaku i Veronës, partneri i Veliajt, Flavio Tosi.

Faktet janë denoncuar dhe risjellë në vëmendje në faqen satirike në Facebook, Lolita.

Image

“Ndiq plehrat për të shkuar te lekët”

Roberto Saviano

Në 2016 Erjon Veliaj firmosi një kontratë 84 vjeçare me presidentin e firmës veroneze Amia Verona, duke krijuar ne Shqipëri firmën Eko Tirana e cila do bejë grumbullimin e mbetjeve në qendër të Tiranës me një fitim 5 milion euro në vit. Aksionet janë 51 me 49% për bashkinë.

Ajo që bie në sy menjëherë është kohëzgjatja e kontratës për 84 vite ku argumentat sdo gjendeshin edhe nëse do bëhej fjalë për ndonjë investim të madh strategjik, por ti japësh një firme një kontratë 84 vjecare vetëm se sjell 10 kamiona plehrash,  lë vënd të madh për hetime nga ana e prokurorisë.

Në 2018 me manovra të ndryshme dhe krijime të njëpasnjëshme firmash, Amia Verona zotëron në mënyrë indirekte jo vetëm mbledhjen por edhe përpunimin/depozitimin e mbetjeve në landfillet e mëdha në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë duke përshirë këtu dhe inceneratorët që administron Klodian Zoto. E njëta kompani që në Itali akuzohet për lidhje me Ndraghet-an në përgjimet e fundit.

Në 2020 prokuroria Italiane lëshon fletë arresti për Andrea Miglioranzin dhe hap dosje hetimi për kryetarin e bashkisë në Verona Flavio Tosin si të përfshirë në larjen e parave të Ndragetës. Të njëjtët persona që lidhen kontrata me Veliajn.

https://www.fanpage.it/attualita/ndrangheta-arrestate-26-persone-in-veneto-indagato-anche-flavio-tosi-ex-sindaco-di-verona/

Shqetësimi që lind nga këto kontrata afatgjata me frima të lidhura me mafjen nuk eshte vetëm grabitja e fondeve publike, por fakti që inceneratorët e ndërtuar kanë kanë kapacitete shumë më të mëdha sec ka nevojë vendi, krijon dyshime të forta se këtu jo vetëm po pastrohen paratë e Ndragheta-s nëpërmjet Veliajt, por ka një projekt të madh nga mafia italiane dhe ajo shqiptare për groposjen e mbetjeve të Italisë në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular