BallinaKronikeSherri mes 2 familjeve, plagosen nënë e bir në Durrës. E ëma...

Sherri mes 2 familjeve, plagosen nënë e bir në Durrës. E ëma i doli para djalit për ta mbrojtur

Dy persona persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Gazetarja Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, teksa personat e plagosur, që mësohet se janë nënë e bir janë dërguar në Spitalin e Durrësit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit për konfliktin që fillimisht ka nisur me sende të forta duke shmangur një krim më të rëndë dhe autori është ndaluar nga policia.

Mësohet se sherri nisi për parkimin mes 30-vjeçarit Zyber Juba dhe fqinjit të tij Flamur Çerma, 20 vjeç. Nëna e 20-vjeçarit i ka dalë para të birit pasi është qëlluar me pistoletë nga Juba dhe ka mbetur e plagosur dhe ajo. Sipas policisë nënë e bir kanë plagë në këmbë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular