BallinaAktualitetShtohen rradhët/Nga Reme Lala, dhe…Ja kush pritet të jetë në listat e...

Shtohen rradhët/Nga Reme Lala, dhe…Ja kush pritet të jetë në listat e PS nga opozita e sajuar

Kryeministri Rama do të përfshijë në listat e Partisë Socialiste edhe deputetë të opozitës parlamentare.

Kjo si një detyrim për votën që ata kanë dhënë gjatë dy viteve që kanë qenë në Parlament, pas djegies së mandateve nga partitë e tyre që i kandiduan. Bëhet fjalë për Ylli Shehun, Reme Lalën dhe Edmond Rrushin në Tiranë, si dhe Ediola Brahajn në Gjirokastër. Vetë deputetët të pyetur dje nuk e kanë përjashtuar kandidimin e tyre nën siglën e PS-së, ndërkohë që janë shpallur tradhtarë nga partitë që i përfshinë në listat e tyre në zgjedhjet e vitit 2017. “Nuk e di, përderisa lista…”. Ambicia për të qenë pjesë e PSsë? “Patjetër”, tha Ediola Braha. “Do ta merreni vesh në 5 mars”, tha Reme Lala.

“Unë e kam shpallur kandidaturën time, por jo me se cilën sigël”, tha Ylli Shehu. E përjashtoni PS? “Jo, unë kam qenë deputet dhe pjesën e votuesve të mi nuk e kam me oferta. Unë kam kandiduar edhe në 2013-ën dhe 2017-ën në Tiranë” tha ai. Ndërkohë, një pjesë tjetër e opozitarëve në Kuvend janë në pritje të një marrëveshjeje të tillë, gjithnjë nëse ambicia e tyre për të hyrë prapë në këtë prag do të bashkohet me interesat lokale të socialistëve. Kryeministri Rama u shpreh se nuk përjashtohet mundësia e kandidimit në listat e PS-së të personave që vijnë nga parti të tjera, por shtoi se kjo do të mbetet në tagrin e drejtuesve politikë në qarqe.

“Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të përfshijnë në listat e tyre edhe prurje të reja”, tha Rama. “Nuk bëhet fjalë për opozitë. Bëhet fjalë për skuadër me të gjithë ata që janë të gatshëm të përfshihen në vijën e parë të kësaj beteje. Listat janë detyrë e drejtuesve të çdo qarku. Është e qartë se asnjë nga ata që kanë barrën për të propozuar listën e skuadrës së qarkut dhe së bashku propozojmë listën e skuadrës kombëtare. Puna ka nisur prej shumë kohësh. Kemi bërë proces për të rinjtë. Është një proces që ka përfunduar nga pikëpamja e seleksionimit. Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet. Do të përfshijnë të rinj si prurje që vijnë nga rruga e angazhimit dhe ambicies për të qenë pjesë e jona. Do të kemi bazën e skuadrës tek ata me eksperiencë”, u shpreh Rama.

Kandidatët

Mësohet se deputetja e PDIU-së, Reme Lala, do ta lerë qarkun e Dibrës, pasi në vend të saj po përgatitet për kandidat një drejtor tatimesh dhe do të kandidojë në qarkun e Tiranës.

Në 2017- ën ajo kandidoi në qarkun e Dibrës, ndërsa qëndroi në Parlament pas rreshtimit të PDIU-së me opozitën dhe largimit të saj nga Parlamenti. Reme Lala ka deklaruar se nëse Kryeministri Rama do të bëjë Rrugën e Arbrit, do të bashkojë votën e saj me PSnë, gjë që e ka bërë në të gjitha votimet në Parlament.

Image

Reme Lala

Ylli Shehu është deputeti më i lëvizshëm i Parlamentit shqiptar në këto tetë vjet. Ai ka marrë gjithmonë teserën e partisë në pushtet. Në vitin 2013 Ylli Shehu ishte kryesues i listës së Partisë Republikane në qarkun e Tiranës, duke marrë mandatin e deputetit. Por dy vjet më vonë, në 2015-ën ai u larguar nga Partia Republikane dhe iu bashkua grupit parlamentar të LSI-së, e cila kishte ardhur në pushtet bashkë me PS-në. Në 2019-ën, kur deputetët e LSI-së dogjën mandatet e tyre duke u larguar nga Parlamenti, Ylli Shehu pranoi të futet në Parlament.

Image

Ylli Shehu

Edmond Rrushi, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim mori mandatin e deputetit pas largimit të deputetëve të saj nga Parlamenti. Rrushi ka mbajtur postin e drejtorit të QSUT-së pas vitit 2013 kur LSI-ja erdhi në pushtet me PS-në.

Image

Edmond Rushi

Ediola Brahaj, deputete nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e mori mandatin pas daljes së opozitës nga Parlamenti. Ish-drejtoresha e Spitalit të Tepelenës, Brahaj, ka qenë dy herë kandidate për deputete në zgjedhjet e 2013- ës dhe 2017-ës. Ajo zuri vendin e Vangjel Tavos në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa gjatë mandatit të saj ka njësuar votën e saj në Parlament me votën e socialistëve./Panorama/

Image

Ediola Brahaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular