BallinaKronikeVIDEO/ Arrestohen shpërndarësit e kokainës dhe kanabisit afër shkollave në Tiranë

VIDEO/ Arrestohen shpërndarësit e kokainës dhe kanabisit afër shkollave në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza në afërsi të shkollave apo që i mbajnë në banesë

Tre persona kanë rë në pranga, ndërsa janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:  E. R., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike. 

S. K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.”, njofton policia.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Gazeta SHQIP

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular