BallinaSportVIDEO/Champions League, Chelsea mposht Atletico Madrid në Spanjë me një perlë të...

VIDEO/Champions League, Chelsea mposht Atletico Madrid në Spanjë me një perlë të Giroud

Chelsea ka mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-0 në përballjen e parë në 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

The Blues nuk e filluan mirë takimin, pasi Mason Mount u ndëshkua me karton të verdhë dhe kështu do t’i mungojë skuadrës në përballjen e dytë.

Thomas Lemar kishte më pas një rast të mirë nga një pasim i Luis Suarezit, por topi shkoi pranë shtyllës së majtë.

Chelsea më pas u rikthye në lojë duke krijuar disa shanse me anë të Mason Mount, Callum Hudson-Odoit e Timo Werner, por u mungoi efikasiteti.

45 minutat e dyta ishin me një intensitet edhe më të lartë, me blutë që sërish kishin iniciativën.

Ishte minuta e 71-të e takimit dhe më kryesorja kur Olivier Giroud shënoi një gol spektakloar me rafishatë duke e mbyllur lojën 1-0.

Grupi privat në Facebook

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular