BallinaKryesorePrag fitoreje në Kukës/Flamur Hoxha takime entuziaste në Grykë-Çaj, Bushtricë, Kalis, Ujmisht,...

Prag fitoreje në Kukës/Flamur Hoxha takime entuziaste në Grykë-Çaj, Bushtricë, Kalis, Ujmisht, Bicaj dhe Surroj

Drejtuesi politik i qarkut  Kukës Flamur Hoxha vazhdon takimet intensive në të gjithë strukturat e degëve të PD në Kukës, Has dhe Tropojë. Në të gjitha takimet si dhe në kontaktet me qytetarët konstatohet se fitorja e PD është e padiskutueshme ne qarkun Kukës. Në kuadër të takimeve ditët e fundit në rrethin Kukës Flamur Hoxha ka realizuar disa takime në Grykë-Çaj, Bushtricë, Kalis, Ujmisht, Bicaj dhe Surroj.
Pas takimit në Surroj Hoxha shkruan: “Për shkak të rrugës pa kalueshme spo na japin as nuse për djemtë! Kur të nisen miqtë nga Kukësi fillimisht pronotojnë servisin e makinës ! Ura që duhet të lidhë fshatin Fushare nuk ekziston ! Fëmijet i kalojmë në krah me mund të madh ,po të moshuarit si ti bëjmë? Mesazhe dhe halle të marra në Grupseksionin Surroj. Surroj një bastion ndër vite i Partisë Demokratike.  Me partinë Demokratike në pushtet do rikthejm vëmendjen tek qytetarët  ShqipëriaFiton me Lulzim Bashën Kryeministër”.  Edhe pas takimeve në Grykë Çaj shkruan:  “Fitorja e Partisë Demokratike është e sigurtë! Duhet të ikë ky regjim po na trajtojnë si qytetarë të dorës së tretë. Arsimi me klasa kolektive, jemi pa rrugë ! Një zonë me resurse për turizmin malor, nuk kemi mbështetje! Mesazhet e marra në takimin me anëtarët dhe drejtuesit e Grupseksionit Gryk-Qajë. Rilindjes i erdhi fundi! Anëtarët dhe drejtuesit e Grupseksionit shprehën mbështetjen dhe angazhimin maksimal për fitoren e madhe të 25 Prillit! ShqipëriaFiton me Lulzim Bashën Kryeministër”
Për takimin në Bushtrice drejtuesi politik i qarkut Kukës shkruan:  “Populli po e shikon vetë se ku po shkon me këtë qeveri ! Ka vajtur ku nuk mban më ! Rilindja në emër të pushtetit po zapton Shqipërinë! Mungesë infrastrukture, mungesë e energjisë elektrike ! Takimi me aktivin e zgjeruar të Grupseksionit Bushtricë të bindur dhe të motivuar për fitoren e madhe të 25 Prillit. Me rilindjen shqiperia ska të ardhme!  Ka 8 vjet që Shqipëria ka ngelur në vendnumero me Edi Ramën  #ShqipëriaFitonmeLulzimBashënkryeministër”
Pas takimit në Kalis Flamur Hoxha shkruan shqetësimin e një banori i cili i drejtohet :  “Kam udhëtuar mbi 50 km për të shkuar në spital me gruan dhe nuk mora shërbim, më bënë fajtor mua! Ka 20 ditë që ka rënë borë dhe akoma  rruga e fshatit tim është e pa hapur! ” Sipas Hoxhës takimi me drejtuesit dhe anëtarët e Grupseksionit Kalis. “Mora mbështetjen dhe angazhimin e tyre për një fitore të madhe më 25 Prill Rilindja e ka lenë vendin tonë në vendnumero, me Edi Ramën Shqipëria ska të ardhme ! #ShqipëriaFiton me Lulzim Bashën Kryeministër”
Pas takimit në Ujmisht Flamur Hoxha thotë:  “Po mundohen të bëjnë aeroport, por nëse vazhdon ky regjim, sdo këtë më as sorra e zogj që të ulen se për njerëz nuk do bëhet më fjalë!
Ky regjim duhet ndryshuar, përndryshe do na përcaktojnë dhe  krushqinjtë , po vazhduan akoma !  Mesazhet e  marra në takim me strukturat e Grupseksionit Ujmisht ! Në këtë takim na nderoi dhe doktori i mirënjohur i kësaj zone Ibrahim Bruka ! Doktor Bruka u bën thirrje të mbështesin Partinë Demokratike si e vetmja zgjidhje për popullin shqiptar ! #ShqipëriaFiton me Lulzim Bashën kryeministër!”
“Ne  të japim fjalën se do bëjmë çdo gjë për Partin Demokratike dhe ty si drejtues politik deri më 25 Prill që ti të bësh për ne pas kësaj dite!”  “Ky kryeministër fyes duhet shkundur dhe shporrur më 25 Prill! ” Një takim plot shpresë dhe energji pozitive me aktivin e zgjeruar të Grupseksionit Bicaj  Në këtë takim vlera e shtuar ishte dhe  biri i kësaj zone doktor Admir Sinamati, i cili u bëri thirrje  bicjanëve të mbështesin Partinë Demokratike për të larguar këtë regjim një orë e më parë!” shkruan Flamur Hoxha pas takimit ne Bicaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular