BallinaAktualitetShkrimi i Bardh Spahisë në mediat europiane: Shqipëria, me BE kundër Covid...

Shkrimi i Bardh Spahisë në mediat europiane: Shqipëria, me BE kundër Covid 19

Një shkrim i ish deputetit të PD, Bardh Spahia mbi reagimin e Ballkanit Perëndimor ndaj pandemisë Covid 19 ka tërhequr vëmendjen e disa organizatave të rëndësishme europiane, që promovojnë integrimin e vendeve të rajonit në BE. Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit shpërndau shkrimin  e Bardh Spahisë me titull: Shqipëria, me BE kundër Covid 19.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, që ka reaguar ashpër ndaj BE, ish deputeti demokrat thekson se “sfida e Covid mund të përfaqësojë një shanc historik për Shqipërinë, që të forcojë raportin me BE, të mbështesë shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik”.

Një vend kryesor në analizën e Bardh Spahisë, si një profesionist me eksperiencë të gjatë në shëndetësi, ai vë në dukje dështimin e qeverisë së kryeministrit Rama me pandeminë.

“Fatkkeqësisht, në Shqipëri, kjo pandemi ka theksuar edhe më tej gjendjen e keqqeverisjes dhe të sistemit tonë shendetësor. Infrastruktura e sistemit shendetësor është në gjendje të mjerë, kapacitetet për testim, gjurmim dhe trajtim janë shumë të limituara, kjo edhe për arsye se shumë mjekë dhe infermierë janë larguar gjatë viteve të fundit nga Shqipëria. Akoma sot mungon një strategji kombëtare për menaxhimin e COVID-19.”- thuhet në shkrim.

Bardh Spahia është shumë i qartë në opinionin e tij për pandeminë Covid 19. Pavarësisht vështirësive, rruga jonë e vetme duhet të mbetet Europa.

“Ballkani ka nevojë për Europën me shumë se kurrë dhe është jetike që të gjithë të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin, në mënyrë që të arrijmë një mbështetje më të madhe nga partnerët tanë europianë.”

Shkrimi i ish deputetit Spahia u botua pak ditë më parë nga prestigjiozja europiane Euroactiv, një referencë edhe për institucionet e Bashkimit Europian. Dr. Bardh Spahia ka ushtruar për disa vjet profesionin e mjekut kirurg në Itali. Me kthimin në Shqipëri, në karrierën politike spikasin detyrat e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe ajo e deputetit të PD si përfaqësues i qarkut të Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë.

https://www.euractiv.com/section/health-consumers/opinion/western-balkans-and-europe-in-times-of-covid-19-pandemic-2/

https://www.balcanicaucaso.org/aree/Albania/Albania-con-l-Ue-contro-il-Covid-208676

ImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular