BallinaKryesoreVëllai i madh bën çdo gjë për Kevin me autizëm, e ëma:...

Vëllai i madh bën çdo gjë për Kevin me autizëm, e ëma: Më ka ngelur peng festa e Abetares

Afërdita Keta ka ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e djalit të saj Kevin i cili vuan nga çrregullimi i spektrit autik. Ajo ka treguar se kur kuptoi që djali i saj vuante nga kjo sëmundje u përmbys gjithçka dhe jeta e gjithë familjes ndryshoi përgjithmonë. Afërdita ka ngritur dhe një problematikë që po përballet ajo dhe prindërit që kanë fëmijë me këtë sëmundje.

Ata nuk kanë mbështetje ekonomike nga shteti dhe nuk dinë as ku të shkojnë. Përtej këtyre problemeve, ajo tregoi se ka dhe një djalë tjetër të quajtur Fabio i cili i është gjendur pranë dhe ia ka bërë më të lehtë këtë problem që familja është përballur.

Ai ka qenë një fëmijë i kuptueshëm dhe nuk i ka sjellë kurrë probleme. Është i përkushtuar ndaj Kevin dhe shpesh herë e nxjerr shëtitje që të mos mërzitet në shtëpi.

Afërdita Keta: Kjo është një ndër historitë që më ka ngelur peng për Fabion. Ka qenë festa e Abetares dhe në atë kohë u sëmur Kevin dhe aq i vogël sa ishte Fabio më thoshte nuk ka gjë ik tek Kevin se unë jam i madh, unë jam rritur, unë e kam mësuar Abetaren.

Mirela Milori: Ti nuk shkove tek festa e Abetares?

Afërdita Keta: Jo absolutisht isha me Kevin, e ka shoqëruar xhaxhai i vetë atë ditë. Unë bashkë me tim shoq kemi qenë me Kevin në spital dhe të them të drejtën pasi mbaroi festën, ka ardhur direkt tek spitali dhe më tregonte mami kam bërë këtë, kam bërë atë, kalova shumë bukur por më rrinte mendja tek Kevin.

Ka qenë shumë i mbarë si fëmijë dhe vazhdon të jetë i mbarë, bën shumë për Kevin, edhe kohën e lirë nuk është si fëmijët e tjerë që të ikë, të shoqërohet, të dalë, gjithmonë më thotë mami po e marr Kevin dhe po dal. Më ka ndihmuar për çdo gjë, edhe në shtëpi, nuk kam fjalë për Fabion. Edhe me mësime është shumë, shumë mirë, vazhdon shkollën për Inxhinieri Informatikë. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular