BallinaSportVIDEO/Izmir Smajlaj merr medalje ari në mes të Beogradit, shkëlqen edhe Franko...

VIDEO/Izmir Smajlaj merr medalje ari në mes të Beogradit, shkëlqen edhe Franko Burraj

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme. Atleti shkodran fitoi medaljen e tretë të artë në për vitin 2021, teksa u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtar të sallave të mbyllura që u zhvillua sot në Beograd të Serbisë.

Smajlaj regjistroi rezultatin 7.91 në kërcim së gjati, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Një tjetër medalje për Shqipërinë në këtë event erdhi edhe nga Franko Burraj, i cili arriti të rrëmbente argjendin, duke e ndalur kronometrin në kohën 47:45 në garën e 400 metrave, por ishte i pafat në finish teksa i shpëtoi medalja e artë për një diferencë minimale.

Kujtojmë se, shkodrani u shpall kampion i Ballkanit në edicionin e 26 të Ballkaniadës të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, kompeticion ku morën sportistë nga 21 shtete. Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli kompeticionin duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Stamboll të dëgjohej sërish himni shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular