BallinaSportEdi Reja në pankinën e Napolit? Duka tregon të ardhmen e trajnerit...

Edi Reja në pankinën e Napolit? Duka tregon të ardhmen e trajnerit të kombëtares kuqezi

Zërat se Edi Reja mund të merrë drejtimin e Napolit janë hedhur poshtë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai i është përgjigjur interesimit të mediave italiane, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë që tekniku i përfaqësueses italiane të zëvendësojë në pankinën napolitane Genaro Gattuso, qoftë edhe përkohësisht.

Reja Kombetarja

“I kam dëgjuar këto zëra, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar dhe Reja nuk më ka folur për mundësinë e një pune të dyfishtë si trajner i kombëtares dhe i Napolit. Por e nënvizoj se ëshjtë një mundësi që e përjashtoj në mënyrë kategorike. Nuk mund të jesh trajner njëkohësisht në një kombëtare dhe një skuadër klubi. Nuk mund të ndodhë”, ka thënë Duka për radio “Kiss Kiss Napoli”.

Duka

Numri një i federatës shqiptare të futbollit ka folur edhe në rolin e anëtarit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Ai ka lënë të hapur mundësinë që ndeshjet e Kampionatit Europian të zhvillohen me praninë 50% të tifozëve në tribuna si dhe skenarin që ky turne të zhvillohet i gjithi në Angli, ku autoritetet kanë nisur planin për rihapjen e vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular